Taksa për karburantin/ Protestuesit përleshen me policinë në Paris, dhjetëra të arrestuar (VIDEO)

Rikthehen protestat masive në Paris kundër rritjes së çmimit të naftës. Autoritetet e rendit në Francë kanë hedhur gaz lotjesjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve në Paris, të cilët tentuan të thejnë kordonin në sheshin Champs Elysee.

Për më shumë se dy javë, protestuesit të veshur me “xhaketat e verdha” kanë bllokuar rrugët e Francës, kundër taksës kontraverse të naftës, për të cilën presidenti Emmanuel Macron, ka deklaruar se do ta shtyjë përpara. Macron po kalon në periudhën më të vështirë të presidencës.

Një javë më parë, mijëra protestues, të cilët janë pa lider, janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe kanë kthyer Champs Elyseenë në zonë lufte me policinë.

“Jemi të brengosur se grupe të vogla të protestuesve që nuk i takojnë “xhaketave të verdha” do të infiltrohen për të luftuar me forcat e sigurisë”, tha Denis Jacob, sekretar gjeneral i Policisë.

Autoritetet deklaruan se rreth 5,000 forca të shtuara policore do të qendrojnë në rruget e Parisit për të kontrolluar protestën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush