Taksat, shqetësimi kryesor i bizneseve në Shqipëri

Taksat, shqetësimi kryesor i bizneseve në Shqipëri

Foto ilustruese

Rritja e taksave është shqetësimi kryesor për drejtuesit e bizneseve në Shqipëri. Sipas anketimit të kryer nga kompania e shërbimeve financiare Pricewaterhouse Coopers, 85% e menaxherëve shqiptarë e shohin këtë si kërcënimin kryesor për perspektivën e rritjes së biznesit të tyre.

Nuk është hera e parë që rritja e taksave rezulton në krye të listës së problemeve, në anketimet me investitorët vendas dhe të huaj. Ndoshta edhe për shkak të mungesës së një kulture historike taksimi dhe një periudhe të gjatë të karakterizuar nga informaliteti i lartë, sipërmarrjet shqiptare janë shumë të ndjeshme sa herë që duhet t’i paguajnë më shumë shtetit.

Po të shohim rezultatet e anketimit të Pricewaterhouse Coopers në nivel global, shqetësimi kryesor i menaxherëve të bizneseve në botë është pasiguria gjeopolitike, e ndjekur nga mbirregullimi dhe nga kërcënimet kibernetike. Ndërsa drejtuesit shqiptarë janë më pak të shqetësuar nga zhvillimet e mëdha globale dhe më shumë për çështjet e brendshme, siç është rritja e ngarkesës fiskale në vitet e fundit. Megjithatë, edhe ata janë të ndjeshëm ndaj çështjeve si e ardhmja e Eurozonës.

Ky renditet i dyti mes kërcënimeve potenciale për rritjen e biznesit të tyre. Në të njëjtin nivel me të ardhmen e Eurozonës, shqetësim serioz nga 82% e të anketuarve perceptohet edhe infrastruktura e pamjaftueshme bazë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 04/04/2018 09:48

    Taksimi i bizneseve pa as më të voglinarsyetim për mua është një gabim dhe një ngërç për shtetin,sepse mendohet që biznesi me shtetin duhet të jetë në një vijë me mendimin dhe me taksimin,kur një biznesi i kërkon më shumë se ai nxjerr për të mabjtur familjen me bukë atëhëre këtë biznes do ta kesh kundra dhe të kesh biznesin kundra ke të gjithë popullin,prandaj të dashur politikanë arsyetoni dhe mendoni që një biznes të funksionojë do të llogarotë në radhë të parë interesin e tij pastaj tëndin,dhe populli duhet ta dijë se shtrëngimi nga ana e shtetit do të thotë shtrëngim për ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol në Turqi, portieri 'sheh' topin në rrjetë

VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol në Turqi, portieri 'sheh' topin në rrjetë