'Tani të pret një dhuratë e bukur'/ Mesazhi që burri i çoi gruas para se ta vriste (Detaje nga krimi në Gjakovë)

'Tani të pret një dhuratë e bukur'/ Mesazhi që burri i çoi gruas para se ta vriste (Detaje nga krimi në Gjakovë)

Pjeter Ndrecaj dhe Valbona Marku

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familje i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjakovë. Pjetër Ndrecaj ekzekutoi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij Valbona Marku Ndrecaj dhe vajzën 9-vjeçe. Ngarja ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre. 

Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin. Nipi i të ndjerës tha se Pjetër Ndrecaj kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valbonën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri është larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri.

Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese. “Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra”. 

Ndërkohë, prokuroria e Kosovës në aktaktuzën prej katër faqesh ka specifikuar se konfliktet brenda çiftit kanë nisur që në maj të këtij viti pas një sherri për pesë euro. Shkak ka qenë dhuna e ushtruar nga Ndreca ndaj një prej djemve të tij pasi kishte gjetur në rrugë pesë euro. I mituri ka qenë i shoqëruar me nipin e Ndrecës i cili nga ana tjetër ka pretenduar se i ka gjetur ai paratë. 

Pjetër Ndrecaj ushtron dhunë ndaj djalit të tij, ndërsa bashkëshortja, me instiktin e nënës ka reaguar në mbrojtje të të birit. Por i kërkuari nga policia dhunon edhe gruan e tij, e cila më pas e padit në polici. Nga këtu zë fill edhe dinamika e krimit që tronditi Gjakovën mbrëmjen e kaluar, ku humbi jetën Valbona Marku me origjinë ngë Tropoja dhe vajza e saj 9-vjeçe. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • azgani: 09/08/2018 21:52

    shiptari kryet bosh e ka -vetem te shqiptart ndodhin kaq shun raste -qe behen kriminel ne familje.sepse skan loxhik mi mendu xhanat sendet problemet me i shiku apo menyre tjeter.e jo veper kriminale se duhet mi denu me burg te perjetshem.

    Përgjigju
  • Noci: 09/08/2018 18:08

    Ju dol fjala se Gjakovart jan koprraca te vrasin per 5 lek

    Përgjigju
  • ILO: 09/08/2018 14:00

    Rrofte SMirnofi i trajtojme grate si "kut" e rrugeve dhe pastaj themi perse na tradhtojne na lene ,Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’