Qeveria kontroll koncesionarit të aeroportit të Rinasit, super norma e fitimi mbi 47%

Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani private që të kryejë auditimin dhe të verifikojë gjendjen financiare të koncesionarit të Aeroportit të Rinasit. Kjo është kompania BDO me adresë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 7, Ap. 4 Tiranë.

Kjo kompani është shpallur fituese e garës së shpallur zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil për vlerësimin e pavarur ekonomik të kontratës koncesionare të lidhur që nga viti 2004 e deri më sot mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së huaj menaxhuese, por që është amenduar më pas duke hequr ekskluzivitetin që kishte ky subjekt mbi gjithë hapësirën shqiptare. Sipas dokumentave të tenderit, oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 27.421.380 lekësh është identifikuar si oferta e suksesshme. Tani gjatë 40 ditëve do të kryhet auditimi.

Nga burime jozyrtare del se ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka kërkuar kompanisë që operon në Rinas, që të kthejë mbrapsht paratë e dhëna në vitet e para të nënshkrimit të kontratës me vlerë 20 milionë euro, një detyrë që i lindte palës shtetërore për të ndihmuar përmes një kredie në kapitalin e shoqërisë me qëllim realizimin e investimeve. Me anë të këtyre fondeve koncesionari i Rinasit duhet të përmbushte disa pika në kontratë për të kryer investime në aeroport dhe zonës përreth aeroportit.

Koncesionari i Rinasit është një ndër subjektet me fitime më të larta në vendin tonë. Tirana International Airport ka publikuar bilancin e saj financiar për vitin 2017. Fitimi para tatimit i kompanisë ka shënuar vlerën 2.8 miliardë lekë (21 milionë euro) duke u rritur me 22 për qind në raport me vitin 2016, ndërkohë që fitimi neto (para taksave) është 2.2 miliardë lekë. Norma e fitimit (fitim bruto/ardhura) është rritur më tej, duke prekur 47%, çka do të thotë që në çdo 100 lekë të ardhura, 47 janë fitim i kompanisë. Një vit më parë, norma e fitimit ishte 44%. Të ardhurat kanë shënuar një zgjerim me 13.9% në raport me vitin 2016, duke shënuar nivelin e 5.9 miliardë lekëve. Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që ka regjistruar TIA (Tirana International Airport) që kur ka marrë menaxhimin në vitin 2004 në formën e koncesionit. Kompania ka paguar më shumë tatimfitim në vitin 2017 duke shënuar një shifër prej 534 milionë lekësh, apo 22.3% më shumë se një vit më parë.

Ndërsa fitimi bruto (para taksave) i Tirana International Airport në vitin 2016 ishte 2.3 miliardë lekë, ose rreth 17 milionë euro, me një rritje prej gati 16% në raport me vitin e mëparshëm. Të ardhurat ishin 5.3 miliardë lekë, me një zgjerim vjetor prej 7.5%. Sipas shpjegimit të bilancit, të ardhurat operacionale kanë të bëjnë me të ardhurat nga veprimtaria aeroportuale dhe shërbimet jo aeroportuale që i bëhen kompanive ajrore.

Sipas llogaritjeve të bëra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, rezulton se prej 2005-s e deri më sot, ky koncesion ka realizuar 130 milion dollarë fitime neto, ku nëse i zbritet investimi fillestar dhe taksat që ka derdhur në buxhet, në xhepat e koncesionarit janë derdhur 75.6 milion Dollarë.

Në kontratën koncesionare të Rinasit ka një hapësirë, e cila u jep të drejtë palëve, si qeverisë ashtu dhe kompanisë, që të kërkojnë balancim në rast se treguesit financiar të koncesionit kanë devijime nga ato të parashikuara në studimin e fizibilitetit. Kjo ishte pika që shfrytëzoi qeveria për të kërkuar auditimin e koncesionit.

Treguesit financiarë nuk janë të vetmit që do të vlerësohen. Veç tyre kompania audituese do të krahasojë edhe nivelin e tarifave me aeroportet e tjera të rajonit si dhe përmbushjen e detyrimeve të të dy palëve, pra si qeverisë ashtu dhe koncesionarit. Në rast se vlerësimi i pavarur do të gjejë devijime të treguesve ekonomikë, secilës nga palët i lind e drejta të kërkojë masa balancuese, ku përfshihen ndryshimi i kohëzgjatjes së koncesionit, rishikimi i tarifave të aeroportit ose kompensim me para në dorë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 16/10/2018 09:46

    po ca ka vdekur ministria e financave qe do ta bej vleresimin e fitimit nje kompni private.ca jane keto miljona euro qe u jepen kompanive pra ne vend fe ulen shpenzimet per shqiptaret rriten edhe me pse duhet te paguajne edhe per kompanite e qeverise . a pika qe su bie ju dhe ideve tuaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS