Tatimet/ Bizneset dëm mbi 50 milionë lekë, paditen 67 subjekte tregtare

Tatimet/ Bizneset dëm mbi 50 milionë lekë, paditen 67 subjekte tregtare

Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve

Gjatë kontrollit tatimor të më shumë se 12 671 subjekte tregtare përgjatë muajve Janar-Prill, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka konstatuar se ka shkelje në 2035 biznese me një vlerë dëmi prej 50 milionë lekë.

Sipas DPT, numri më i lartë i penaliteteve ka qenë për mallra të pa shoqëruara me faturë tatimore në 923 raste, që zënë rreth 45% ndaj totalit.

 Masa ka pasur edhe për mos lëshim kuponi ku janë penalizuar rreth 276 subjekte tatimore, ndërsa 25 prej të cilave janë mbyllur si aktivitete dhe rreth 174 subjekte janë penalizuar për mos deklarim të punonjëseve.

Materialet janë dërguar prokurorisë dhe janë paditur rreth 67 biznese.

 “Gjatë muajve janar-prill 2018 janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore sipas kompetencave 67 subjekte tregtare, për 7 vepra penale me 85 autorë, ku 12 autorë janë arrestuar dhe pjesa tjetër po hetohen në gjendje të lirë”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët