POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tatimet bllokojnë 7 bare dhe restorante të njohura nga Tirana në Pogradec (Emrat)

Një nga subjektet e bllokuara nga Tatimet

Drejtoria e Përgjithshme njofton se ka zhvilluar një tjetër aksion në kuadër të plotësimit të kushteve për të ushtruar aktivitetin tregtar. Tatimet kanë bllokuar 7 subjekte nga Tirana në Pogradec që nuk plotësonin kushtet për të vijuar aktivitetin.

Në listën e subjekteve të bllokuara, janë disa bare dhe restorante.
FOTOT/Bizneset e bllokuara nga tatimet

Njoftimi i plotë:

Për subjektin “Zgara Fierza”, me vendndodhje “Pazari i Ri”, Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Osman Friza, me vendndodhje “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Pizza Garden Hallall, me vendndodhje Golem, Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin bar restorant “Kristal”, me vendndodhje Tushemisht, Pogradec, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Elton Mitaçe, me vendndodhje Korçë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Arben Shparthi, me vendndodhje Pirg, Korçë penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Mimoza Hoxhallari, me vendndodhje Korçë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të cilët ushtrojnë aktivitet ekonomik të vetëpërmbushin me korrektësi detyrimet ligjore, në mënyrë që të garantohet konkrurrenca e ndershme dhe të reduktohet informaliteti.

f.g./ma.nd.
Komento