Kuponi, Tatimet bllokojnë ‘Tropikal’-in në Durrës dhe 5 komplekse e restorante luksoze/ Lista

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin kundër informalitetit në vijën bregdetare duke ndëshkuar disa biznese. Tatimet njoftojnë se për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor, rast i përsëritur kanë bllokuar për 30 ditë gjashtë resorte, hotele dhe restorante luksoze nga Durrësi në Jug të vendit.

Bizneset e bllokuara janë; Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi; Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë.

Vetëm gjatës ditës së djeshme janë kontrolluar 185 subjekte dhe janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 82 prej tyre, në vlerë shkelje 2,4 milionë lekë. Sipas Tatimeve, inspektorët po kontrollojnë të gjitha hotelet, njësitë e vogla akomoduese familjare, por edhe restorantet, baret, plazhet private, si dhe subjekte të tjera që ushtrojnë aktivitet në sektorin e tregtisë me pakicë, shërbimeve etj.

NJOFTIMI  PLOTE I TATIMEVE
Strukturat e Hetimit Tatimor kanë vijuar kontrollet në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik. Vetëm gjatës ditës së djeshme janë kontrolluar 185 subjekte dhe janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 82 prej tyre, në vlerë shkelje 2,4 milionë lekë.

Nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor janë bllokuar ambjentet e 6 tatimpaguesve për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (rasti i përsëritur). Subjektet e bllokuara janë Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi; Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë;

Janë konstatuar 7 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH;

18 tatimpagues janë konstatuar në shkelje të Moslëshimit të kuponit tatimor (rasti parë);

3 tatimpagues nuk kanë të instaluar pasjisjet fiskale dhe 5 të tjerë nuk i mbajnë pajisjet fiskale në gjendje pune;

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Administrata Tatimore ftojnë sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjesve dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Në të njëjtën kohë, MFE fton të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e abuzimit, informalitetit dhe paligjshmërisë.

Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 23/07/2018 09:01

    Po bllokim 30 dit ne sezon 45 ditsh , me mir thuaini mbylleni biznesin mos e hapni fare kete vit. Nuk po them qe ligji nuk duhet zbatuar po nuk do ishte me mir gjob dyfish se ne rastin e pare dhe masa ekstreme e bllokimint te ishte ne rast te 3 ose 4 , se keshtu i bie qe e mbylli sezonin asnje nuk fiton gje sidomos shteti.

    Përgjigju
  • Labi: 23/07/2018 01:41

    Ka lezet ere shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK