POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tatimet: Gati 19 mijë vende të reja pune nga turizmi, kryeson Durrësi

Turizëm në qytetin bregdetar të Sarandës

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të planit të sezonit turistik 2018 që po zbaton aktualisht, ka dhënë informacion lidhur me vendet e punës së hapura në sektorin e turizmit. Sipas këtyre të dhënave, për periudhën 22 qershor – 6 gusht 2018 numri i të punësuarve të rinj ishte 18,890, kjo referuar të dhënave të gjeneruara nga Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtaz, si dhe të larguarve nga puna.

Këto shifra i përkasin Drejtorive Rajonale Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, dhe Sarandë, ku zhvillohet kryesisht aktiviteti i turizmit dhe reflektojnë punën e përditshme, që administrata tatimore po bën për të ndërgjegjësuar të gjitha subjektet që operojnë në këto zona, në lidhje me detyrimet ligjore.

Drejtoria me numrin më të lartë të punësimeve të reja është e ajo e Durrësit me 7,657, e ndjekur nga DRT Vlorë me 4,200, DRT Sarandë me 2,641, DRT Shkodër me 2,238 dhe DRT Lezhë me 2,154. Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rreth 370 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, të cilët u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj periudhe nga strukturat përkatëse.

DPT, inkurajon çdo të punësuar që të denoncojë raste të mospagesave të kontributeve për punën e kryer, si dhe tatimpaguesit që të përmbushin detyrimet në mënyrë korrekte./Monitor

a.me.
Komento