Tatimet: Kalimi i biznesit të vogël në TVSH kaloi pa asnjë kosto

Tatimet: Kalimi i biznesit të vogël në TVSH kaloi pa asnjë kosto

Foto Ilustruese

Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH u zbatua pa penalitete, pa kosto për biznesin dhe pa rritje çmimesh për konsumatorët, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një politikë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, me synim rritjen e formalitetit në ekonomi si dhe kontrollin e plotë të zinxhirit të transaksioneve të TVSH-së, me fokus biznesin e madh.

Sipas DPT, 11.493 subjekte të biznesit të vogël dorëzuan deklaratën e TVSH-së për periudhën qershor 2018 pa asnjë penalitet.

Një tjetër fakt i nënvizuar gjatë gjithë procesit të informimit për kalimin e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, që sërish u provua i vërtetë, është se kjo masë nuk do të shkaktonte rritje të çmimeve në treg.

Së bashku me INSTAT, Administrata Tatimore monitoroi çmimet e produkteve dhe kryesisht ndikimin që do të kishte skema e TVSH-së tek këta tatimpagues. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, në muajin gusht rritja e përgjithshme e çmimeve regjistroi një nivel 2.2%, pra qartësisht brenda intervalit të përcaktuar edhe nga Banka e Shqipërisë (2-4%).

Të dhënat që disponon Administrata Tatimore tregojnë se ritmi i rritjes së TVSH-së ka qenë pozitiv. TVSH-ja bruto u rrit me rreth 6.2% për periudhën janar–gusht 2018 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose në shifra rreth 1.9 miliardë lekë.

Në muajin gusht 2018 TVSH-ja bruto u rrit me rreth 21.4%, ose me rreth 808 milionë lekë në krahasim me muajin Gusht 2017. 

Në periudhën janar-gusht 2018 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 13.600 biznese dhe janë çregjistruar 4.800.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi 'Barbie'

Filmi italian që mundi 'Barbie'