Tatimet këshillojnë biznesin e vogël: Si të mbajnë të dhënat dhe dokumentet

Tatimet këshillojnë biznesin e vogël: Si të mbajnë të dhënat dhe dokumentet

Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në rubrikën e saj “Tatimet Këshillojnë” informacionin mbi mënyrën se si një biznes i vogël duhet të ruaj të dhënat dhe të mbajë dokumentet.

Personi i tatueshëm, subjekt i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël dhe i Tatimit mbi të Ardhurat, kur kryen një furnizim mallrash apo shërbimesh, në momentin e furnizimit, është i detyruar të lëshojë faturë të thjeshtë tatimore në lidhje me atë furnizim për çdo person të tatueshëm, që merr furnizimin, përveç rasteve kur, në bazë të legjislacionit tatimor në fuqi, është person i tatueshëm i TVSH-së dhe është i detyruar të lëshojë faturë me TVSH.

Forma dhe përmbajtja e faturës së thjeshtë tatimore është përcaktuar në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, dhe në udhëzimin në zbatim të këtij ligji “Për Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël”.

Për blerësin, person i tatueshëm, subjekt i çfarëdolloj tatimi, kjo faturë shërben si dokument justifikues për shpenzimet e zbritshme të biznesit. Forma dhe përmbajtja e faturës së thjeshë tatimore është përcaktuar në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” dhe në udhëzimin në zbatim të këtij ligji. Për blerësin, person i tatueshëm, subjekt i çfarëdolloj tatimi, kjo faturë shërben si dokument justifikues për shpenzimet e zbritshme të biznesit.

Personi i tatueshëm, tatimpagues i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël, është i detyruar të lëshojë faturë të thjeshtë tatimore edhe për çdo furnizim mallrash e shërbimesh të kryer për organizatat jofitimprurëse, fondacionet, njësitë e zbatimit të projekteve, entet publike kombëtare e vendore, organizatat politike dhe organet e tjera të ngjashme me to, që kryejnë veprimtari të ndryshme.

Personi i tatueshëm shitës me pakicë, tatimpagues i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël, për çdo shitje në njësitë e shitjes me pakicë, të kryer për individë konsumator finalë, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor me pajisje fiskale dhe në mungesë të saj dëftesë tatimore.

Kuponi tatimor, lëshohet nga të gjithë personat e tatueshëm, tatimpagues të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël, të cilët sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 781, datë 14.11.2007, janë të detyruar të kenë pajisje fiskale. Forma dhe përmbajtja e kuponit tatimor është përcaktuar në VKM nr. 781, datë 14.11.2007.

Dëftesa tatimore, lëshohet nga të gjithë personat e tatueshëm shitës me pakicë tatimpagues i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël, të cilët nuk janë të pajisur kasë 2 fiskale ose që, sipas VKM nr.781, datë 14.11.2007 nuk janë të detyruar të kenë pajisje fiskale.

Rolin e dëftesës tatimore mund ta luajnë edhe dokumente të tjera, të miratuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore, si për shembull: biletat e transportit të udhëtarëve.

Kuponi tatimor i lëshuar me pajisje fiskale dhe dëftesa tatimore nuk mund të shërbejnë si dokumente justifikuese të shpenzimeve të zbritshme të biznesit për blerësin, përveç rastit kur kuponi tatimor shoqërohet edhe me faturë të thjeshtë tatimore.

Personi i tatueshëm, tatimpagues i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël, për çdo lëvizje të brendshme të mallrave nga magazina në magazine, nga magazina në dyqan, apo anasjelltas, nga vendi i prodhimit në magazinë apo nga vendi i prodhimit në dyqan, është i detyruar të lëshojë faturën e shoqërimit të mallit.

Për mallrat e importuara nga jashtë vendit, që transportohen nga dogana ku zhdoganohet malli në drejtim të magazinës se personit të tatueshëm importues, si dokument për lëvizjen e mallit do të shërbejë deklarata doganore e importit e lëshuar nga administrata doganore, shoqëruar edhe me faturën e lëshuar nga furnitori i huaj i mallit.

Në raste furnizimesh të mëdha, ku për lëvizjen e mallit nga dogana në magazinën apo magazinat e personit të tatueshëm importues, kërkohen disa mjete dhe ngarkesa transporti, si dokument për lëvizjen e mallit do te shërbejë një dokument shoqërimi i mallit si fatura e shoqërimit kur mund të lëshohet nga importuesi për çdo mjet transporti dhe për çdo ngarkesë ose një dokument i lëshuar nga agjencia spedicionere ose agjencia doganore për çdo mjet transporti dhe për çdo ngarkesë, se bashku me një fotokopje të deklaratës doganore të importit dhe të faturës se lëshuar nga furnitori i huaj i mallit./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës