Tatimet kontroll në FSHF, Erjon Braçe: Kontrolli i ligjshëm

Federata Shqiptare e Futbollit nuk po gjen qetësi.Tatimet kanë kërkuar të kontrollojnë të ardhurat nga pagat, shpërblimet dhe honoraret e punonjësve të institucionit të futbollit shqiptar nga viti 2010 deri 2018. E gjitha kjo pas iniciativës së deputetit Erjon Braçe, që për Report Tv, ka shpjeguar pse bëhet ky kontroll.

Ndërkohë, federata e ka quajtur shkelje ligjore dhe të motivuar politikisht. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dërguar dy inspektorë në FSHF për kontroll. Me anë të shkrese, të firmosur nga drejtori rajonal Dionis Imeraj, Tatimet kërkojnë kryerjen e kontrollit në federatë. Kërkesa është dërguar më 3 prill në federatë dhe përmban 2 pika kryesore: 

1. Listën e personave të kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit nga viti 2010 deri në janar të vitit 2018. 
2. Tatimi në burim për të ardhurat nga paga, shpërblimet, bonuset, honoraret për secilin, si të ardhura të tatueshme nga viti 2010 deri në janar të vitit 2018.

Federata Shqiptare e ka quajtur këtë kërkesë të motivuar politikisht, duke cituar që institucioni i futbollit auditohet çdo vit dhe ka një raport, audit i njohur edhe nga UEFA dhe FIFA. Sipas FSHF, Tatimet mund të kërkojnë vetëm shpjegime dhe jo të kontrollojnë, duke drejtuar gishtin nga deputeti Erion Braçe, i cili e ka pranuar publikisht që ai është iniciuesi i këtij kontrolli, por nëpërmjet organeve ligjzbatuese.

Ndërkohë, sipas burimeve në federatë, kjo e fundit ka informuar UEFA-n dhe FIFA-n në lidhje me kontrollin. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, Erjon Braçe, tregon për Report Tv pse u ndërmor një iniciativë e tillë ndaj FSHF-së.

Nuk është Kuvendi që ka kërkuar kontroll, por jam unë, kryetari I Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, që në zbatim të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, të ligjit për të drejtën e informimit, jam drejtuar organeve të tatim-taksave, me kërkesën për të marrë informacion mbi rrogat, shpërblimet, bonuse, pagesave të tjera, të cilat sipas ligjit, tatimi mbi të ardhurat personale, tatohen të gjitha, qindarkë për qindarkë.

Erjon Braçe, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave

Deputeti Braçe tregon se gjithçka bëhet në zbatim të ligjit, ashtu siç veprohet për të gjitha subjektet, duke e krahasuar me bizneset e presidentit të Federatës, Armand Duka.

Mua nuk më intereson fare Federata Shqiptare e Futbollit, as Armand Duka, as gjithë ata që punojnë atje që paguhen nga FSHF. Mua më intereson buxheti i shtetit dhe zbatimi i ligjit për të gjithë.

Erjon Braçe, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave

Thellohet kështu kaosi në futbollin shqiptar, ku sikur të mos mjaftonte manipulimi i zgjedhjeve në FSHF, mosregjistrimi i Asamblesë në Gjykatë apo dënimi për trukime i Skënderbeut, vjen dyshimi i madh që kanë Tatimet për evazionin fiskal të federatës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkupi: 18/04/2018 14:34

    Si duket Dukes po i dridhen breket , ska faj i ngrati se nuk e kuptoi me kohe qe duhet te ishte larguar siq u larguan gjykatesit e prokuroret te koruptuar para se ti kape vetingu.

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 18/04/2018 13:15

    PO CFARE TE KEQE KA nqse BEHET KONTROLL TATIMOR KU JANE SHKELUR LIGJET , ESHTE RREGJISTRUAR SI OJF NE BAZE TE LEGJISLACIONIT SHQIPTAR DHE NE CFARE PIKE TE SAJ ESHTE APROVUAR MOSKONTROLLI NGA SHTETI SHQIPTAR QE UEFA KA NDERHYR NE QEVERISJEN BERISHA PER MOS T'U REALIZUAR NJE KONTROLL TATIMOR apo ishte bere pazari dhe UEFA ishte justifikim ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit