Tatimet, kontroll për verifikimin e pagave reale të punonjësve, sektorët ku dyshohet për evazion

Tatimet, kontroll për verifikimin e pagave reale të punonjësve, sektorët ku dyshohet për evazion

Drejtoria e Tatimeve

Administrata Tatimore ka publikuar sektorët, ku besohet se pagat e punonjësve deklarohen nën nivelin e tregut, apo pranë pragut të pagave minimale, nga punëdhënësit, mes të cilëve renditen Teknologjia e Informacionit dhe Turizmi. Sipas një njoftimi, të shpërndarë për mediat, Tatimet thonë se Drejtoria e Riskut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është fokusuar së fundmi në analizën e nivelit të deklarimit të pagave të punonjësve, duke i krahasuar me pagat reale të tregut të punës. Në analizë janë marrë profesionet që ofrojnë shërbime në fushën e turizmit, si dhe në atë të Teknologjisë së Informacionit. Është konstatuar se punëdhënësit shpesh deklarojnë paga, që janë ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut apo janë afër pragut të pagës minimale të përcaktuar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Administrata Tatimore paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet që ia lejon ligji i vlerësimit tatimor dhe, kur është rasti, edhe kallzim në organin e Akuzës për tatimpaguesit që me qëllim i shmangen ligjit.

Megjithatë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje tatimpaguesve që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si dhe të reflektojnë në deklarimin real të pagave të punonjësve të tyre, si dhe inkurajon çdo punëmarrës të denoncojë këtë fenomen pranë DPT.

Administrata Tatimore do të vazhdojë të monitorojë këtë fenomen dhe për çdo parregullsi apo mosveprim korrigjues, do të vijojë me marrjen e masave që parashikon legjislacioni në fuqi, theksohet në njoftimin e Tatimorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës