Tatimet regjistrojnë automatikisht në TVSH bizneset e vogla

Tatimet regjistrojnë automatikisht në TVSH bizneset e vogla

Foto ilustruese

Tatimet rikujtojnë se nga data 1 prill 2018 kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Çdo tatimpagues, që kryen furnizim mallrash ose shërbimesh, i cili për vitin kalendarik 2017, ka realizuar një qarkullim nga 2.000.000 – 5.000.0000 lekë, është regjistruar automatikisht nga administrata tatimore në skemën e TVSH-së.

Këta tatimpagues, duhet të kenë bërë të mundur tashmë:
1- Ndryshimin e shkallës tatimore duke vendosur shkallën 20% apo shkallëte reduktuara sipas fushës së veprimtarisë së tatimpaguesve.
2- Të gjithë tatimpaguesit që janë përfshirë në skemën e TVSH-së, kanë të drejtë, që në periudhën e parë tatimore (prill 2018), të njohin TVSH-në ezbritshme për mallrat e inventarit gjendje në datën 31 Mars 2018, mallra këto me qëllim për t’u shitur për të cilat do të llogarisë TVSH në shitje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS