Taulant Balla takim me deputetin gjerman, Schwabe: KE dhe BE mbështesin integrimin e Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për medien tha se me deputetin gjerman Frank Schwabe ka diskutuar për çështje  të rëndësishme lidhur me integrimin e Shqipërinë në BE. Balla se me Social demokratët gjerman, diskutuan lidhur me çështjen e përcaktimit të datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Be.Po ashtu Balla tha se bashkë kanë ndarë  faktin që reforma në drejtësi po ecën me ritme të shkëlqyera.

 Ne diskutuam me Social demokratët gjermanë, të cilët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në vendimarrjen e këshillit evropian, përsa i përket përcaktimit të datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Be, dhe sigurisht për një proces parapërgatitor me qëllim që procesi të vijojë ashtu siç duhet. Ajo që u theksua më tepër ishte çështja e respektimit të drejtave të njeriut dhe procesi i vettingut po ecën me ritme shumë të mira.

Taulant Balla

Është sinjal i mirë se si është proceduar deri tani me reformën në drejtësi, por janë të tjera hapa për t’u bërë dhe për t’u dhënë argumente vendeve të tjera të BE-së, të votojnë në favor të hapjes së negociatave më Shqipërinë.  Është shumë e rëndësishme të vijohet përpara me reformën në drejtësi, të tjera gjëra që Shqipëria duhet të bëjë kundër korrupsionit, dhe është e rëndësishme të flasim për reformën zgjedhore, për të reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias po ashtu.

Frank Schwabe

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë