Taulant Muka shkencëtar, flluskë sapuni apo falsifikator?

Taulant Muka shkencëtar, flluskë sapuni apo falsifikator?

Taulant Muka, ish zëvendës ministri i Arsimit

Prezantimi i tij i pare nisi tek nje emision i Dudushit rreth nje vit me pare ku diskutohej per kerkimin shkencor ne Shqiperi dhe mes te ftuarve ishte nje djale i ri, qe shprehej ne pamje te pare me pasion dhe ndjeshmeri.
E ndoqa deri ne fund dhe pata dyshimin se nuk ishte pasioni dhe ndjeshmeria ndaj “padrejtesive dhe problematikes ne arsimin Shqiptar’, sic pretendonte Taulant Muka, shkaku qe e bente ate te shfaqej dhe shprehej me nje ton te revoltuar dhe agresiv, sepse nese debati behet ne nivel akademik, ai nuk mund te jete me shperthime, agresivitet, nderprerje-fjale, tentative per t’ja mbyllur gojen te tjereve e irritim konstant aty ku duhet durim, mencuri, bashkepunim, tolerance dhe mbi te gjitha sinqeritet.
Diversioni i tij mediatik ishte nje tallje e perbuzje e hapur per kedo qe ka njohurite bazike ne problematikat e arsimit dhe kerkimit shkencor.

E verteta eshte se ai nuk eshte aq shkencetar sa paraqitet, bota ka me qindra e mijera si ai, qe vegjetojne ne universitete e laboratore dhe nuk jane as Anjshtajne e as revolucionare.
Pse nuk e le Taulanti Danimarken apo Zvicren e qete per te punuar e kontribuar per vendin e tij si mjek-familje ne fshatrat e Mirdites apo te Skraparit? Natyrisht qe ky akt fisnik nuk perben buje mediatike dhe sidomos ai nuk mund te punoje si nje hero i heshtur. Ndaj Taulant, te lutem na i kurse predikimet.

Meqe jemi te predikimet, kush mund te na shpjegoje se si ka mundesi, bazuar ne Cv e tij, se “kur ishte ai student ne Shqiperi 5-6 vite me pare, punet ne Fakultetin e Mjekesise nuk kane qene keshtu, por me pas ato qenkan shkaterruar krejt”. Cfare ka ndodhur ne kete 5 vjecar, qe na paska shpetuar pa e vene re ne fakultetin e Mjekesise, pervec se nje Dekan jo mjek eshte zvendesuar nga nje Dekan mjek, i cili, per me teper ka qene edhe ish zvendes i paraardhesit te tij, pervecse nga nje Fakultet i paakredituar, tani ka akreditim 5 vjecar, me te lartin nder IAL publike ne Shqiperi, pervecse atebote konkurset e specializimeve hapeshin 1 here ne kater vjet dhe perfliteshin per pagesa maramendese rryshfetesh, ndersa tani hapen cdo vit dhe prej kater vjet aplikohet vetem konkurimi i informatizuar?
Natyrisht qe Taulanti e kupton fare mire “se nuk mund ti godase te gjithe”, prandaj mbron mjeket heronj, dhe nuk mund te tregohet krejt bukeshkale, duke mohuar gjithe profesoratin shqiptar dhe shkollen tone, pasi aty dhe prej atyre ka mesuar.

Taulant Muka, gjendet kudo e nuk ngulet askund, ai eshte si karkaleci, qe shpenzon 1 vit ketu e 6 muaj atje, disa jave ne nje vend e 3 muaj diku tjeter. Kalon nga Hollanda ne Amerike, nga Britania ne Danimarke, e te gjitha keto ne harkun kohor te 4-5-6 viteve, sepse 2018 sapo po perfundon. Nese dikush shkon per shkembim universitar ne Harvard apo Kembrixh e qendron 3 muaj, askush ne Perendim nuk e quan me edukim Harvardi apo Kembrixhi dhe Zoti na ruajt, aq me pak me ta quajne me pas edhe shkencetar.

Pse duhet pare keshtu? Sepse nuk behet fjale per eminenca, qe kane nje jete te tere ne shkencen e mjekesise, qe edhe kur shkojne diku ne nje universitet te huaj per pak jave apo muaj, kane c’te japin dhe te marrin ( psh. nje teknike apo eksperience te re), por per nje djalosh qe akoma s’ka dale nga bankat e shkolles dhe pretendon se eshte shkencetar. Ai ne fakt, i referohej Wikipedias ne percaktime, dicka per te cilen cdo njeri me formim shkencor do te skuqej, sidomos ne debate publike. Kete do te bej dhe une tani, pa u skuqur, me citim nga www.oxforddictionaries.com : Shkencetar /person qe studion ose ka njohuri eksperti ne nje ose me shume shkenca te natyres ose te fizikes.

3 Zoti Muka dhe PhD e tij. Ne Amerike nje PhD zgjat 7-8 vjet, ndersa Gjermani e ne Britani deri 6 vjet. Doktorantet zakonisht perfundojne PhD ne moshen 31-33 vjecare, sepse keto studime nuk jane te lehta dhe kerkojne kohe per tu finalizuar. Le t’i marrim te mireqena keto kualifikime, vetem se eshte e pamundur qe ne pak vite jete, edhe sikur te punosh 24 ore ne dite, te mund te krijosh mjeshtri dhe ekspertize ne te gjitha keto fusha, per me teper tani qe eshte bere edhe detektiv, gazetar e publicist denoncues, akrobat i studiove televizive dhe rrjeteve sociale. Ka mjeke te nderuar shqiptare, si Dr. Tritan Kalo, mjek human e shume modest, i cili cdo shkalle akademike te tij e ka mbyllur me medalje ari, i formuar per 7 vite ne France e qe nuk e kam degjuar kurre te mburret si Dr. Muka.

Taulanti, diplomohet me rezultate mesatare si mjek ne Shqiperi ne 2012, nderkohe qe ne 2011 ka qene 6 muaj ne Bolonja, prandaj do te kete qeni i mire fakulteti me pare, dhe me pas merr nje burse ne Erasmus, eshte mjeshter i specializimeve ky djale. Ne 2013 mbaron Master ne Shendet Publik; ne 2014 merr DSc ne Epidemiologjine Klinike. Pra, per ata qe besojne ne marrezite e Taulantit, ai brenda nje vit, pas masterit te shkencave tashme eshte Doktor i shkencave. Vetequhet epidemiolog, njelloj si Dr. Kalo, packa se koleget e tjere ne Amerike, Gjermani apo edhe ne Shqiperi qe te behen specialiste e eksperte duhet te bejne specializime te gjata shumevjecare, 4-12 vite.

Ne 2016 pasi ka bere 3 muaj kerkime “ne Harvard dhe Cambridge” ai merr PhD. Pra ne periudhen 2014-2016 ky individ gjenial me origjine shqiptare (sepse duket sikur ka jetuar 3 gjenerata ne Danimarke) ben ate qe amerikane, daneze, angleze, gjermane e italiane, se bejne dot ne vendet e tyre. Bazuar ne CV e tij (www.erasmusage.com/member/taulant-muka) gjate ketyre “studimeve dhe kercimeve pa fund” ai eshte perfshire ne shendetin kardiak, shendetin e kockave, kancerin, projekt per shendetin e grave, rolin e hormoneve seksuale dhe rrezikun kardio-metabolik etj etj. Te pakten 5 subjekte nga 5 specialitete (kardiologji, onkologji, semundje metabolike, kockat, endokrinologji, etj) ky individ i ka mbuluar dhe akoma i mbulon vete. 4
“Eksperti nga Danimarka” dhe Shkenca e Reputacioni i tij.

Taulanti nuk ka 15 vite qe ka filluar te rruhet, jo te kete 10.000 praktika sistematike pune per tu quajtur ekspert elitar ne mjekesi! Taulanti ka nje PhD dhe e quan veten njeri me reputacion, por ne Amerike ka afersisht 70.000 PhD, ne Gjermani 30.000 dhe ne Itali 10.000 te tilla. Meqenese Taulanti bertiste ne studio “une flas me fakte” ne kete tabele (www.weforum.org/agenda/2017/02/countries-with-most-doctoral-graduates), jane mbi 200.000 studente me PhD qe kane mbaruar vetem ne nje vit dhe vetem ne 10 vende te botes, prandaj nga ky kendveshtrim PhD vetem 2 vjecare e Taulantit nuk duket aspak speciale
Nderkohe profesoret ne Kine qe ne vitin 2009 ankoheshin se periudha 3 vjecare per PhD eshte shume e shkurter. (Taulanti me kohezgjatjen e tij 2 vjecare te PhD nuk eshte as ne standartin kinez). Por megjithate per Taulantin doktoraturat e vjetra jane gabim, keto te rejat (sidomos ato sipas stilit te tij) jane te sakta.

5. Ky shkencetar “shpirt-djegur” i ankohej amabasadorit amerikan Z. Donald Lu dy vite me pare duke i shkruar: “Pershendetje Mr. Lu, une jam nje mjek Shqiptar, me lejo te them qe 50% e mjekeve ne Shqiperi marrin rroga qe nuk jane te mjaftueshme per kerkesat minimale dhe se mbyllin dot muajin. Pyetja ime per ju eshte: a ndodh kjo ne SHBA? Une mendoj se po t’ju rriten rrogat mjekeve do parandalohet korrupsioni ne menyre drastike ne sistemin shendetesor.” Ja pra, nje shkencetar me PhD, qe ka “studiuar” ne Harvard dhe Cambrige, qe mbahet per “ekspert” i shendetit publik, dhe qe ben pyetjen “feminore” dhe “naive” nese mjekeve ne Amerikane ju del a nuk ju del rroga te mbyllin muajin, njelloj si ne Shqiperi. Ky eshte stili tipik i tij.
Ne vend te merrej si zv/Minister me problemin e kerkimit shkencor ne Shqiperi, tentoi te luante rolin e gijotines publike per persona te shenjestruar.

Ne Perendim, kur ka akuza konkrete, mediat serioze i kontaktojne personat perkates, ju paraqesin materialet qe kane, marrin shpjegimet dhe u japin mundesi te jene te pranishem ose te japin me shkrim versionin e tyre. Po te bazohesh te provokatori i rradhes, qe hedh emra pa kujdes dhe tund dy flete me grafike si te tetevjecares, ndonje dite ndokush mund te demtohet seriozisht dhe pastaj pengu te mbetet per gjithe jeten. Ne Perendim, protestat dhe grevat e mjekeve dhe arsimtareve per dhunimet qe pesojne gjate procesit te punes jane mjaft te shpeshta.

Prandaj te dashur student, tregoni kujdes ndaj atyre qe ju afrohen dhe kane qellim vetem shfrytezimin e idealizmit tuaj per axhenda dhe karriere personale./ Marrë nga Korrieri.com/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • margarit: 05/01/2021 20:11

    ne se Taulant Muka thote se ne 2014 merr DSc ne Epidemiologjine Klinike dhe me pas mer ne Amerik titullin PROF Doktor, ju perse nuk e verifikoni, me qe dyshoni se ai mashtron?!

    Përgjigju
  • margarit: 05/01/2021 20:04

    ne se Taulant Muka thote se ne 2014 merr DSc ne Epidemiologjine Klinike, dhe ma pas mer titullin Prof. Doktor ne Amerike, ju kush u ka penguar qe ta verifikoni?!

    Përgjigju
  • kaja: 18/12/2018 17:51

    ky taulanti qe vetem flaet e mburret per tu dukur jo vetem mashtues e intrigant po duket skuth.

    Përgjigju
  • Klara: 17/12/2018 23:05

    Shkrim shume I goditur ..Nuk Ka komente me bukur ska Ku shkon. Personazhe te Tilla nuk na bejne pershtypje .Jemi mesuar me figura dhe katapulta si ky. Uroj dhe ky Tu sherbeje sa me mire atyre qe e financuan bursen. Nje ushtar dhe skllav do mbetet gjithe jeten pasi ai eshte debitor...E Ka emrin DEBITOR.

    Përgjigju
  • Ilir: 17/12/2018 12:17

    Taulant, studentet nuk kerkonin rrezimin e shtetit por plotesimin e kerkesave ndersa sot dt. 17 Dhjetor kerkohet doreheqje e Kryeministrit... cfare i thua kesaj kerkese...!!?? Protesta e sotme eshte teresisht politike e fshehur pas kauzes te studenteve te stisur gjithashtu nga politika e dhunes... DIALOG ofrohet por nuk pranohet pasi qellimi eshte te destabilizoj politikisht kete vend... Me vjen keq qe po perdoren studentet.. Kam bindjen se protesta e sotme do te degjenerohet nga hienat politike te dhunes... Kam edhebnje kerkese Taulant, Ndonje plagjature per PD a ka apo jane "Kristal" ?

    Përgjigju
  • Klod: 17/12/2018 11:50

    Mr. Perfect Muka, te lutem mos genje. Une skam asnje interes por me dhemb koka kur degjoj kete shkembyes kulture te hiqet per Shkencetar. Po ju shpjegoj nje nga institucionet e tij te kualifikimit te marre nga link https://www.allaboutcareers.com/careers-advice/erasmus/what-is-erasmus Çka është Erasmus? Një justifikim për të festuar në një vend të huaj? Jo, Erasmus qëndron për Skemën e Veprimit të Komunitetit Europian për Lëvizjen e Studentëve të Universitetit. Është një program i shkëmbimit të Arsimit të Lartë për studentët, mësuesit dhe institucionet, që drejtohet në Mbretërinë e Bashkuar nga Këshilli Britanik. Në parim, është një shans që universitetet dhe studentët në të gjithë 33 vende të shoqërohen, të mësojnë aftësi të reja dhe të zgjerojnë horizontet e tyre. Mbi dy milionë studentë e kanë bërë Erasmus që nga fillimi i tij në vitin 1987. Kjo është shumë përzierja. Natyrisht që nuk ka të bëjë vetëm me shoqërimin; Erasmus u jep studentëve mundësinë për të studiuar, për të kryer një punë ose për të punuar si asistent i gjuhës në një vend tjetër evropian gjatë kohës së tyre në universitet. Ju nuk duhet të jeni student i gjuhës që të përfshiheni; për aq kohë sa universiteti apo kolegji juaj ofron Erasmus për subjektin tuaj, ju mund ta bëni atë. Me trego me shume Skemat e Erasmus mund të zgjasin tre muaj dhe një vit. Ju mund t'ju kërkohet të bëni Erasmus si pjesë të shkollës suaj, ose thjesht mund të vendosni të kaloni disa muaj në një vend tjetër. Sido që të jetë, do të duket mirë në CV tuaj, do t'ju ndihmojë të bëheni më të motivuar, t'ju bëjë më të pavarur, të përmirësoni aftësitë tuaja gjuhësore dhe t'ju lejojë të fitoni një eksperiencë të madhe pune. Mbi të gjitha, është argëtim mjaft i mirë dhe është një mënyrë e shkëlqyeshme për të takuar njerëz të rinj. Sipas Këshillit Britanik, "pothuajse një në dhjetë të gjetur partnerin e tyre të jetës duke bërë programin e tyre Erasmus." * Kushdo që mendonte se Erasmus do të ishte gjithashtu një mburrje ?! Sistemi Europian i Transferimit të Kreditit (ECTS) do të thotë që çdo akademik kredite që fiton në institutin tuaj jashtë shtetit mund të llogarisë edhe në nivelin përfundimtar. Ku mund të shkoj? Mbi 30 vende evropiane janë të përfshirë në skemë. Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca kanë tendencën të jenë destinacionet më të njohura për studentët Erasmus, por ka shumë mundësi edhe më tej në vende si Sllovenia, Norvegjia, Kroacia dhe Malta. Ju nuk do të shpenzoni vetëm kohën tuaj duke punuar larg dhe duke studiuar, Erasmus ju jep kohë dhe burime për të eksploruar një vend tjetër dhe kulturën e tij në një mënyrë që ju nuk do të pushoni. Meqenëse Erasmus është rregulluar përmes universitetit ose kolegjit tuaj, ju do të duhet të shihni se cilat institucione evropiane kanë një marrëveshje shkëmbimi nëse doni të studioni jashtë vendit. Nëse nuk gjeni ndonjë informacion, kontaktoni me koordinatorin tuaj Erasmus të universitetit / kolegjit. Ju gjithashtu mund të përdorni shërbimin IRIS për të aplikuar universitetet dhe vendet ku dëshironi të vizitoni. A mund të bëj Erasmus dhe sa do të kushtojë? Për t'u kualifikuar për Erasmus ju duhet të jeni në arsimin e lartë, të studioni një diplomë ose diplomë dhe të keni përfunduar vitin tuaj të parë. Bukuria e Erasmus është që ju nuk duhet të paguani tarifa shtesë për shkollim për universitetin që vizitoni. Një tjetër tipar i madh i Erasmus është që ju mund të merrni një grant për studimin tuaj ose vendosjen e punës. Për 2015/16, granti është midis 250 dhe 400 euro në muaj. Ekziston edhe një grant prej 400 € për studentët që zgjedhin të bëjnë Erasmus në vendet më pak të njohura. Aktualisht, nëse kaloni një vit të plotë akademik (24 javë) në një skemë Erasmus, atëherë nuk keni nevojë të paguani pagesat për shkollimin për universitetin tuaj ose kolegjin tuaj. Si mund të aplikoj për Erasmus? Ju zakonisht aplikoni për Erasmus përmes institucionit tuaj. Kontaktoni koordinatorin tuaj Erasmus të universitetit ose kolegjit tuaj; ata do të jenë personi që cakton vendet e Erasmus për çdo fushë lëndore. Aplikacionet zakonisht përfundohen në internet në mes të tetorit dhe shkurtit. Nëse merrni një vend, universiteti juaj do të kontaktojë universitetin tuaj pritës për t'ju propozuar zyrtarisht. Pastaj do të kontaktoheni nga universiteti pritës dhe do të jepni të gjithë informacionin përkatës në lidhje me procesin e pranimeve. __________________________________ * http://www.britishcouncil.org/erasmus-benefits.htm

    Përgjigju
    • Pjeter: 17/12/2018 13:30

      Ok Klod per shpjegimin e hollesishem e c'fare eshte erasmus,e atehere? Ju qe i kunderviheni ne parim ketij djali,pyetja ime e thjeshte eshte,per te gjithe kritiket, e kaluara jo dhe aq e paster e Taulantit e ben me te ndershme dhe me doktoreshe Monika Kryemadhin?kush mbron interesin e hajduteve me dipllome fallse,natyrisht qe te vetmen menyre qe kane te ulin ne te njejtin nivel akuzuesin.Mua Taulanti nuk po me drejton,ok,le te dyshojme sa te duam per qellimet e tij,por per mua nuk ndryshon qe drejtuesit tane pjesa me madhe jane mashtrusa me titujt e tyre te dijes,kjo me intereson ne menyre paresore,dhe pranoj cilindo qofte,ate qe ben kete sherbim qe po i ben Taulanti ketij vendi.

  • Ben: 16/12/2018 08:59

    O njerez,Taulanti eshte super mashtrues.Si doctor,eshte dru.Çdo titull e ka fallco.Lere pastaj kur thote jam shkenctar.Lere fare.

    Përgjigju
    • Flutura: 16/12/2018 22:56

      Ku punon ky njeri?

  • Petriti: 16/12/2018 08:57

    O komentues, a e kuptoni qe Taulanti po tregon se cilet "Doktore Shkencash",te cilet duhet te jene shembull ne shoqeri,kane pervetesuar krijimtarine e te tjereve.Dhe kete e kan bere me qellimin e "mire" te perfitojne pak miliona me teper nga xhepat tane te "pasur".Ndersa ketu komentuesit mundohen te pelbatosin Taulantin,ne vend qe te hedhin poshte provat e tij,thone se pse merret me kete pune.He pra,komentues,pse nuk merreni ju me kete ceshtje dhe lini "te pamoralshmin Taulant,pa pune.

    Përgjigju
  • Altin: 16/12/2018 01:55

    Shkrim pa pike lidhje. Prentendon te analizosh nje person u munduar t'ia hedhesh posht punen vetem me "llafe grash"

    Përgjigju
  • ai-1: 16/12/2018 00:53

    Mentalitet tipik komunisti, qe nga xhelozia interesi apo leku i momentit eshte gati te ofendoj e te perbalti me argumenta qesharak. Ti rri i ulur diku ne kafe, duke u mare me life style freshistash nderkohe qe me mijera student e akademik po te ikin nga vendi. Nje dite do zgjohesh vetem ne tavolinen e kafes se lagjes, me hijen e dominove e do vazhdosh propaganden me freshistat imagjinar. Nje dite ne vendlindjen time, do ngelen vetem kufomat e balcamosura nga propaganda komuniste freshiste Pd-iste LSI-iste post komuniste. E ate dite do te te vij aty i ngrirre para dominove, nderkohe qe je i pafuqishem per te levizur te te tregoj imazhet e nazistave e 1984-tistave qe ke mbeshtetur. Je deshtaku i rradhes, i shumti ne rradhen pervese qe pret buken e gojes duke perbaltur ndryshimin. Hajde gjith te mirat raca partise. Me respekte rinia shqiptare qe ju ka tejkaluar me 2000 vite tashme

    Përgjigju
  • vebiu: 15/12/2018 22:19

    O Taulant, o mashtrues nqf je ai qe hiqesh,patriot qe e do vendin dhe popullin tend,ajde ketu dhe fillo pune si mjek ne ndonje fshat,se ti je Shkencetar i Madh kushedi sa euro ke fituar dhe ske nevoje per to,coji ne Shtepine e Femijes tani per festa nja 2000 euro.Atehere studentet dhe populli do vi mbas teje dhe TI mor QUKAPIK mund te behesh KRYEMINISTER jo zvminister mor spurdhjak

    Përgjigju
  • Ardit: 15/12/2018 21:58

    Shkrim injorant nga autori (qe eshte pa emer). Typical 'Hit piece' qe e bejne autore te rendomte, ose nje nga plagjatoret qe do kapet mat. Une jam ne Amerike (shkolluar ketu), dhe i kam pare intervistat e Taulantit, dhe djali flet me te drejte. Korrupsioni dhe falsifikimi i 'doktoraturave' ne shqiperi eshte nje nga shenjat e kancerit te 'gjigje-korrupsionit' qe ka kapur shqiperine. Vetting-u per te gjithe profesoret dhe heqja e te korruptuareve eshte i domosdoshem, jo vetem per studentet e tanishm por edhe per brezat e ardhshem. Shqiperia tani ka nivelin e vendeve te afrikes, ose vendeve me te varfera te Amerikens Latine, dhe ne vend te perparoje po shkon mbrapsht. Taulant, mos u zbraps nga keto hijena qe duan ta mbajne vendin te zhytur ne llum. Puna e mbare. Arditi nga New Yorku

    Përgjigju
    • Altin: 17/12/2018 03:44

      @Liri Ca llogjike eshte ajo qe ke shkruar. Si zgjidhet problemi duke kopjuar? Si zgjidhet nje problem pa patur te dhena ku bazohesh per te arritur nje perfundim? Ajo qe bejne studentet nuk eshte zgjidhje e problemet por analiz e teksit/burimeve qe ju caktohen. Cjane keto argumenta alla kooperativisti qe ngre?

    • Drini: 16/12/2018 03:37

      Per te kritikuar kollaj. Taulantit iu dha nje mundesi te punonte per te ndrequr ndonje gje ne shqiperi dhe e la.Se cfare kerkon ky njeri nuk po merret vesh? Po shitet me te madhe se eshte shkenctar i madh. Shkenctar i madh eshte Edor kabashi ne Kanada por asnjehere nuk e kemi degjuar te shesi mend sec eshte.E sa e sa te tjere mund te kete. Nje shkenctare e famshme shqiptare punon me NASA ne Amerike, bile eshte top scientist. Shkenctaret nuk kane nge sic ka Taulanti te shetisin studiome studio televizive dhe te bejne vetem kritika

    • taulant alias: 16/12/2018 00:41

      kush do e bej vetingun pasha?? ti, taulanti apo edi rama, sic beri ate ne gjyqsor, apo ate qe do bej ne mjeksi?? nuk e kupton qe po kerkon te fshij elitat dhe gjen kamikaze si ty, perseri ty e perseri ty? mos haro...te gjitha mbarojne nje dite. edhe ti edhe rama

    • Fraiku: 16/12/2018 00:11

      Taulanti i paska vene vetes emer tjeter pervecse Argjon qenka bere dhe Ardit pa mbiemer. Arditi dmth Taulsnti i thote vetes mos u zmbraps hahahaha deliri

    • Liri: 15/12/2018 23:29

      Artikulli eshte shkruar ne menyre te shkelqyer. Ti Ardit duhet te dish se Tau-Fiu ka qene nje student mesatar ne universitet per mjekesi. Mbi te gjitha po te lexosh ato qe shkruan , kupton se tau-Fiu gjithmone ka qene i nivelit mesatar sepse nuk di as te shkruaje shqip pasi ka shume gabime gramatikore. Ky Tau-Fiu me metodat e tij te ulta vazhdon kerkon te perfitoje per Bajrame te tjere qe vjedhin fondet. Ky Bajrami eshte ai qe Tau-Fiu i sherbente dhe ne kembim Tau-Fiu mori nga Bajrami Fletet e Aplikimeve per aplikime ne universitete ne perendim. Bajrami ia dha Aplikimet Tau-Fiut qe ishte nje student mesatar ne mesime dhe NUK ua dha Fletet e Aplikimit studenteve te tjere qe ishin te shkelqyer ne mesime. Universiteti perendimor kishte kuota per Shqiperine dhe mendoi se me te shkelqyerit paskan qene te nivelit alla Tau-Fiu dhe keshtu e pranoi ne universitet Tau-Fiun. A e sheh se keto metoda qe perdor Tau-Fiu jane metoda te ulta dhe per me shume tregojne perfitime thellesisht te padrejta, per te cilat duhet te njoftohet universiteti perendimor ku ka shkuar Tau-Fiu, sepse nuk ishte Tau-Fiu me nivel mesatar qe e meritonte te shkonte aty per studime, por te tjere studente te shkelqyer. Pra Tau-Fiu eshte nje Hijene. E pra askush mos e mbroje Hijenen, sepse Hijena kerkon vetem te perfitoje ate qe i takon te tjereve. Ne Shqiperi nuk ka doktoratura te falsifikuara, sepse ne Shqiperi nuk ka mundesi si ne Perendim me problema te pazgjidhura qe t'u jepen studenteve, sepse arsimi ka qene gjithmone i pa financuar. Prandaj, temat e doktoraturave gjehen nga udheheqesit e tyre neper libra te ndryshem dhe u jepen tematikat studenteve duke i orientuar ne punen e tyre shkencore per zgjidhjen e problemit. Kur studenti e zgjidh kete problem, sigurisht qe nuk shenohet per reference libri, sepse studenti e ka zgjidhur vete problemin. Nuk ka kopime, por shkence te vertete. Tekstet e njejta jane thjesht per menyre te shprehuri ne mungese totale kohe ne dispozicion, por jo shkenca e kopjuar. Dhe me te drejte se cfare mund te beje me pare nje student ne Shqiperi pa kushte e pa para, kur studentet ne perendim harxhojne 7-9 vjet kohe per te kryer e shkruar nje doktorature. Fatkeqesisht keto jane kushtet shqiptare pa para per shkence nga te gjitha qeverite. Por studentet shqiptare bejne shume ne kushtet skandaloze ne te cilat jane. Nga keto shkolla universitare ne Shqiperi kane dale ata qe jane emeruar edhe per cmim Nobel ne SHBA, qe tregon se universitetet ne Shqiperi jane te nje niveli shume te larte.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale