Të burgosurit në Kosovë ‘mbysin’ buxhetin e shtetit, jetojnë në kushte luksoze

Të burgosurit në Kosovë ‘mbysin’ buxhetin e shtetit, jetojnë në kushte luksoze

Pamje nga burgu në Kosovë

Shtetit të Kosovës i duhen të paktën rreth 840 euro në muaj për shpenzimet ditore për të burgosurit dhe për të paraburgosurit. Kjo shifër arrin deri në 10 mijë e 80 euro në vit për një të burgosur. Sipas një përllogaritjeje për të gjithë të burgosurit, shteti më i varfër në rajon harxhon për një vit më shumë se 15 milionë euro. Ndërsa në 3 vitet e fundit janë shpenzuar afër 50 milionë euro nga buxheti I shtetit, sipas gazetës Express.

Por ajo që është më interesante, ështe se jeta në burgjet e Kosovës më shumë i ngjan jetës që bëhet nëpër hotele, pasi kushtet janë tepër komode për një të burgosur. Tre herë në ditë mish, fruta, perime dhe lëngje e çajra të ndryshëm, është menyja ditore më të cilën ushqehen të burgosurit çdo ditë.

Për gjithë këto nevoja, një i burgosur i kushton shtetit rreth 840 euro në muaj, shifër që në fund të vitit arrin deri në 10 mijë euro, shkruan Gazeta Express. Në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), kanë thënë se aktualisht prapa grilave janë 1 mijë e 569 persona. Prej tyre janë 48 gra. Zyrtari për Informim në SHKK, Jeton Kabashi, ka thënë se shpenzimet ditore për një të burgosur arrijnë në rreth 28 euro në ditë.

Shpenzimet ditore për një të burgosur arrijnë rreth 28 euro në ditë, ndërsa shpenzimet mujore apo vjetore varen nga pranimet apo lirimet e të burgosurve.

 Jeton Kabashi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar