“Të fala nga Zvërneci”, vlonjatët i lenë qeset me plehra tek dera e Dritan Lelit/VIDEO

Situata e ndotjes në plazhet e Vlorës edhe këtë vit, njësoj si sezonet e kaluara është e pandryshuar. Disa qytetarë nga Zvërneci kanë arritur deri aty sa ka vendosur dy thasë me mbeturina tek dera e bashkisë. Me mbishkrimin “Të fala nga Zvërneci”, qytetari i bën apel bashkisë Vlorë dhe kryebashkiakut Dritan Leli të ndërmarrin një aksion për pastrimin e këtij plazhi.

Këto janë për kryetarin e bashkisë, i ka nga plazhet e Zvërneci, ka edhe 20 thashë të tjerë. Ju lutem thuajini që të vijë dhe t’i pastrojë, të dërgojë njerëz që të kujdesen. 

Në Zvërnec situata është alarmante. Thuaji që këto i solli një qytetar nga Vlora dhe një nga Kukësi. Është e tmerrshme, aty vijnë turistë nga e gjithë bota, sot kishim dy turistë nga francezë dhe ishin të tmerruar nga situata e mbeturinave.”-është shprehur qytetari që ka dorëzuar mbetjet tek dera e Bashkisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza