Të luftosh në emër të Lulzim Bashës

Të luftosh në emër të Lulzim Bashës

Lulzim Basha dhe 'Babalja', Albert Veliu

Personazhi simbol i muajit të fundit në betejën politike të opozitës, “Babalja” tani mund të bëhet një azilant politik në Kosovë. Ideja se ai është i rrezikuar në Shqipëri, nga përdorimi politik, mund të konsiderohet i arsyeshëm. Akti i azilit të tij, është në një farë mënyre dhe një hakmarrje ndaj Partisë Demokratike, që e përdori dhe më pas e la në mes të rrugës. Mbi të gjitha është një sinjal i keq për këdo që përdoret politikisht në Shqipëri.

Por në fakt Lulzim Basha nuk e ka këtë gjë vetëm me “Babalen”.

Një vit më parë ai kështu u hakmorr dhe ndaj PD. I frustruar nga ideja se mund të humbiste zgjedhjet, dhe nga nevoja për garanci që do të ishte dhe më tej kryetar i saj, ai futi PD në një kauzë fallco në rrugë ekstreme, duke prodhuar “çadrën” tre mujore në Bulevard. Dde në fund, kur të gjithë kërkonin frytet e luftës nga Basha, ai gjeti zgjidhjen në tre orë pazar me Edi Ramën dhe u ndje i sigurtë. Ata morën zhgënjimin e paqes së tij me Edi Ramën, duke i flakur jashtë shumicën e partisë që përdori.

Njësoj si “Babalja” sot, shumica  e militantëve që u përdorën në “çadër”, mbetën jo vetëm jashtë “çadrës” por dhe jashtë projekteve të ardhshme të PD.

Njësoj si sot me “Babalen”, dhe vjet me “çadrën”, Lulzim Basha përdori pak a shumë të njëjtat argumente. Pasi hyri në qeveri dhe në zgjedhje dhe më pas humbi thellë, ai njësoj si tani, filloi të ndryshojë arsyet përse hyri në “çadër”, arsyet përse hyri në qeveri dhe arsyet përse hyri në zgjedhje, duke fajësuar Edi Ramën.

Pak a shumë siç po bën “Babalja” tani. Edhe ai është konfuz kur thotë pse e sajoi kasetën, kush ja kërkoi, pse e dorëzoi në PD dhe çfarë priste prej saj.

Edhe Lulzim Basha e ka sot të vështirë të shpjegojë, pse e ngriti “çadrën”, pse hyri në qeveri, pse hyri në zgjedhje dhe pse humbi aq thellë.

Kjo sjellje politike e Bashës që ilustrohet më së miri tek beteja me “Babalen”, është në të vërtetë virusi që nuk e lë të ngrejë kokë atë si një lider që dikush mund t’i besojë në PD.

Të përdorësh në mënyrë ekstreme një njeri të pashpresë si “Babalja”, ta bësh atë hero të ditës në PD, të shpresosh se me atë do bllokosh negociatat, dhe pastaj ta lësh rrugëve të Kosovës si azilant politik, është një shembull i keq për këdo që tenton t’i besojë një lideri politik.

Tani në skenë po del “Babalja” i tretë. Lulzim Basha po përpiqet të zëvendësojë mitin e “Babales”, më një militant të PD që është përleshur me policinë, dhe është plagosur. Po përpiqet ta heroizojë dhe atë si “Babalen”, me shpresë që të provojë shkencërisht se nuk është çarë nga guri i demonstruesve, por nga shkopi i policit.

Është mirë që të respektohen viktimat e përdorura në një protestë. Gjithkush që bën një sakrificë të tillë politike dhe fizike, në emër të Lulzim Bashës, meriton respekt, pasi është dy herë trimëri. E para që ndeshet me policinë dhe e dyta që ndeshet për dikë, që nuk ka për t’ia ditur për nder kurrë. Si “Babales”!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar