Të përsekutuarit e spiunët, rrëfim
në anglisht me 9 maj

Të përsekutuarit e spiunët, rrëfim<br />në anglisht me 9 maj<br /><br>
Artistja Alketa Xhafa Mripa dhe gazetarja Kristale Ivezaj Rama, që banon në Londër, janë me origjinë nga Kosova, por të dyja kanë motive të forta për t’ju projektuar një monument siombolik të gjithë të mbijetuarëve nga diktatura.

Alketa Xhafa rrëfen se në kohën e diktaturës, kur ishte vetëm 17-vjeç e mendonte Shqipërinë një vend të artë, dhe kishte mall ta shihte. Përtej fasadës së komunizmit, ajo u njoh me dramat çnjerëzore që perjetuan shqiptarët, dhe jo vetëm ata, por edhe qindra kosovarë që jetuan në Shqipëri gjatë diktaturës. Gjyshi i Kristales nga familja Ivezaj –Mirakaj, që iu mbijetoi dramave të persekutimit komunist është me origjinë nga Kosova, dhe ajo vetë e lindur në Amerikë dhe e rritur në Angli, nuk u ka besuar kurrë veshëve për vuajtjet e kësaj familjeje. “Histori horror”, që s’i kishte dëgjuar kurrë në atë botën tjetër ku jetonte. Ato janë pjesë e një projekti që do të mbledhë histori në mbarë vendin, duke përzgjedhur kontributet më të mprehta nga secili rajon ku kanë ndodhur këto drama çnjerëzore, për t’u projektuar në një monument ose pikë referimi në disa qytete të Shqipërisë si: Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Tepelenë, Berat, Elbasan, Burrel etj. Fraza poetike apo thënie që buronin nga tragjedia njerëzore e shtypjes së çdo forme të lirisë, do të shkëputen nga dorëshkrime, dokumentime apo arkiva personale të personazheve të internuar, që artistja do të hulumtojë nëpër territorin shqiptar. Më pas këto “tekste të ndaluara” do të projektohen në formate të mëdha, në të njëjtën datë (09 maj 2018), dhe në të njëjtën kohë nëpër qytete. Alketa Xhafa Mripa rrëfen se çfarë do të bëhet me veprat e projektit më pas.

Alketa, cili është roli juaj në projektin “Edhe muret kanë veshë” dhe çfarë synohet të arrihet më tej?
-Projekti “Edhe muret kanë vesh” është një angazhim artistik multiedimensional, që mbështetet fort në artin, si një plaformë për të promovuar lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë, për të promovuar hapjen e një dialogu në publik të gjerë. Vepra që unë propozoj, edhe muret kanë vesh është një hap më tej drejt plagëve psiqike të të të persekutuarëve në diktaturë, dhe jo vetëm të familjeve të tyre, por edhe të një kombi, siç është ai shqiptar. Mua si artiste nuk më pëlqen të jem indiferente.  Me këtë vepër, fuqia shprehëse e artit nuk është vetëm kombëtare, por synoj të jetë globale, dhe që kjo vepër t’u dedikohet, jo vetëm familjeve që kanë vuajtur.

Vepra synon të ketë një dimension global dhe ndërkombëtar, që në botë ta dinë sesi shqiptarët po e përjetojnë dhe e bëjnë trazicionin e tyre nga e kaluara në të ardhmem. Ku instalacion artistik do të përbëjë një moment,  jo vetëm zgjimi, por edhe rikujtimi. Mendoj se ky projekt synon të bëj përfshirjen e drejtëpërdrejtë të atyre që kanë qenë një objekt dhe subjekt i regjimeve më të ashpra në botë. Me këto që kanë ndodhur unë synoj edhe të bëj një dokumentar për një periudhë të caktuar të këtij rendi social.

Ju jeni relativisht e re, dhe nuk e keni përjetuar kohën e dikaturës, kur kur shumë spinonin njëri-tjetrin, disa prej ligësisë dhe disa se ishin të doktrinuar. Nuk e di nëse mundeni ta përfytyroni?
-Unë vetë nuk e shoh të arsyeshme të përjetoj dhe pastaj të bëjë në art, unë kam bërë disa punë edhe për përdhunimet në Kosovë, por unë vetë nuk i kam përjetuar ato. Ne si shoqëri duhet të jemi human. Unë si artiste jam duke i përjetuar në shpirt. Të gjitha këto rrëfime që do të mblidhen për dy javë, do t’i njerr në shesh në datën 9 maj. Titulli vjen nga se dhe familjarët kujtojën se u kanë thënë: -Mbyll gojën se dhe muret kanë vesh”. Ki kujdes se çfarë flet. Thjesht liria e shprehjes.

Ju sapo kujtuat edhe rastin e përdhunimeve të grave nga serbët në Kosovë. Mednoni se mosdenoncimi i tyre i ka shkaktuar humbje Kosovës në fitimin e çështjes së luftës?
-Po normal, sepse ka 15 vjet që kur ka ndoshur dhe gratë nuk kanë qenë të pëkrahura institucionalisht. Arti është gjuhë universale, një vepër unë nuk e mendoj vetëm për Kosovën e Shqipërin, por e mendoj edhe për Londrën e më gjerë. Dhe ajo është çështje e ndjeshme dhe e domosdoshme. Janë tash 27 vjet me pru këtë gjë që është kaq e ndjeshme, por edhe e domodoshme, se gojët janë mbyllur aq fort, sa vështirë të flasin hapur. Por më mirë se kurrë.

Ju jeni rritur në Kosovë. Si e mendoje në atë kohë gjendjen e vendit tonë, si i ke parë shenjat e diktaturës tek populli shqiptar?
-Unë jam rritur deri 17 vjeç në Kosovë dhe me pas kam jetuar në Londër. Për mua Shqipëria, për aq kohë sa nuk dija gjë, ka qenë një thesar i artë, diçka ideale, ku flitej shqip, sepse ne nuk mund të flisnin as shqip në shkollat e Kosovës. Pak më vonë e kam parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Unë e kisha parë si një fasadë, dhe kur kam parë realitetin se çfarë ka ndodhur, kam takuar edhe Kristale Ivezaj Rama dhe ajo ka vendosur që t’i mbledhim të gjitha rrëfimet se ka qenë edhe gazetare në një libër që quhet internacional media. Për mua ka rëndësi, rrëfimi i të mbijetuarëve. Tash kam për me shku nëpër disa vende, nëpër Tepelenë, për të ndjekur rrëfimet. Në 7-8 vende që do shkojmë me projektin, për të degjuar rrëfimet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën natë. Ajo do të jetë surpriza.

kulture

 Alketa Xhafa Mripa

II

Kristale Ivezaj Rama: “Do t’i botoj rrëfimet e të vuajturve nga diktatura për shqiptarët që jetojnë jashtë”

Një instalacion, një dokumentar, një multimedia online dhe më më  fund edhe një libër në shqip e anglisht, do të jenë fryti i të gjithë punës pas udhëtimit të artistëve me këtë projekt. Alketa Mripa dhe Kristale Rama, janë bashkuar në këtë projekt të mbështetur nga bashkia me artistin e njohur Klod Dedja, që të jetë pjesë e instalacionit. Simon Mirakaj, gjyshi i Kristales do t’i ndihmojë për të shkuar në vende ku kanë ndodhur dramat. Bashkia e Tiranës është e para që e ka mbështetur këtë projekt, i cili kurohet nga kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula, dhe që pritet të finalizohet më 9 maj.

Kristale, mësuam se ju do të mblidhni në një libër me rrëfime nga të mbijetuarit e persekutuar nga diktatura, si pjesë e projektit “Edhe muret kanë vesh”. Çfarë do të bëni me tej me këto rrëfime?   
-Do të mblidhen të shkruara në një arkivë. Kjo është arkiva e parë online që do bëhet për mbijetuarit në Shqipëri. Rrëfimet do të jenë të shkruara në shqip dhe në anglisht. Do të kemi dhe platfoma në  rrjetet sociale dhe do të ndajnë historitë e njerëzve në këto rrjete. Po përpiqemi që të takojmë më shumë njerëz në Shqiqëri e jahstë saj që të kemi që të kemi histori të tyre dhe portrete të tyre.

Ne po i ruajmë këto rrëfime, këto narrativa të njerërve në mënyrë që kjo histori orale të kalojë brez pas brezi dhe po bëjmë në një mënyrë të tillë që për brezat e ardhsme që nuk janë më në shqipëri, meqë anglishtja është gjuhë zytare në rang botëror, unë mendoj se të përkthyera do të lexohen edhe brezat që janë jashtë vendit, dhe që ata të dinë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.

Unë jam rritur me këtëo histotri. Janë ngarje në familje. I kam në gen. Gjyshi im më tregonte histori për Shqipërinë, dhe unë nuk mund t’i besoja. Mendoja se ishin shumë të tmerrshme për të qenë të vërteta, dhe nuk kishte as burime në anglisht që të shkoja dhe t’i vërtetoja në google. Por c’është e vërteta ka qindra-mijëra histori si të atij, por edhe më të tmerrshme.

Ka vuajtur persekutime gjyshi yt në komunizëm?
Gjyshi im ka qenë fëmijë i vogël kur u arrastis. Kanë qenë nga Thethi me mbimerin Vuksanaj dhe e kanë ndryshuar kur kanë qenë në Itali, dhe tashmë janë Mirakaj. Motra e gjyshit jeton në Nju Jork. Në momentin që motra e gjyshit më tregonte në Amerikë, se unë jam rritur me të, shkoja të flisja me shqiptarët e tjerë për këtë histori. Atëherë njerëzit që kanë dashur të tregojn historinë e tyre janë shtuar. Kur pashë këtë prurje si nga nëna ime, babai, halla, u takova me Alketën dhe i thashë si do ta përfshijë këtë histori në art. Dhe në këtë lloj mënyre kemi disa platfoma, do të jemi online, do të jemi edhe nëpërmjet librit dhe artit, dhe inatalacioni i Alketës do të jetë pika kulmore e të gjithë aktivitetit. Unë do të bëj të pamundurën që këto histori kur ne të mos jemi më, të tregohet, Unë jam nënë me dy fëmijë të vegjël, dhe nuk mund ta garantojë që nesër fëmijët e mi të flasin rrjedhshëm shqip, ndaj do të bëjë ç’është e mundur që ta ribotojë dhe ta kemi nëj libër në anglisht. Ndaj ne po bashkëpunojmë, jo vetëm me njerëzit që janë në burg, por edhe me vetë spiunët, dhe familjarët e këtyre njerëzve që historia të mos mbetet në harresë, sepse nëpërmjet së folurës, ne mund të shërohemi. 

kulture

 Alketa Xhafa Mripa

Kristale Ivezaj Rama

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë