Të rinjtë nga vendet e Europës mbërrijnë në ish-burgun e Spaçit, Luigji Mila: Organet shtetërore të kthejë sytë nga ky objekt

Në ish-burgun e Spaçit në Mirditë kanë mbërritur gjatë ditës së sotme kampistët e parë veror. Ata janë të rinj të vendeve europiane, që kanë qenë nën thundrën e diktaturës komuniste, siç janë Gjermania, Ukraina, Polonia, Bullgaria dhe Shqipëria. Gjatë këtyre ditëve kampistët do të qëndrojnë në këtë vend për të ndarë sëbashku eksperiencat e tyre për qëndrimet rreth objekteve të represionit, burgjeve edhe kampeve të internimit edhe përqendrimit.

Do të qëndrojmë këtu katër ditë. Rrugës nga Repsi në Spaç do t’i vendoset emri “Rruga e lotëve”. Në vazhdimësi do të ndajmë eksperienca dhe opinione, sesi janë ballafaquar ata me vendet komuniste në vendet përkatëse dhe cili është qëndrimi i tyre për objektet e represionit, burgjet edhe kampet e internimit edhe të përqendrimit. Cili ka qenë qëndrimi i qeverive përkatëse për të burgosurit politik dhe projektet e tyre për rehabilitimin e ture ekonomik, social edhe juridik. Nga ana tjetër shpresojmë që organet shtetërore duke parë që ne po aktivizohemi, të kthejnë sytë edhe të fillojnë që të investojnë se të vetëm ne nuk mundet që ta mbrojmë këtë objekt.

Luigj MILA, drejtues i Shoqatës "Muzeumi i Burgut të Spaçit"

Pjesëmarrësit shprehin entuziazmin e tyre pas mbërritjes në ish burgun e Spaçit, për atë që kanë parë edhe mësuar për këtë vend.

Unë vij nga Ukraina, nuk kisha dëgjuar më parë për burgun e Spaçit, por pranova me kënaqi që të vi këtu për t’u njohur me këtë vend. Unë jam e kënaqur që kemi këtu persona që kanë vuajtur në burgun e Spaçit, të cilët po na udhëheqin vizitën. Nga shprehjet e tyre unë e shoh se si ata e riperjetojnë atë që kanë kaluar dhe e dalloj vuajtjen në sytë e tyre. Prandaj me forcohet edhe më tepër bindja që të jap kontributin dhe të bëjmë diçka që dinamika të tilla të mos përsëriten më.

Ivanna Zakharvyc, Ukrainë

Më duhet ta pranoj nga vetë pozicioni gjeografik dhe rruga që përshkon për të ardhur në këtë vend mes maleve të thepisura, të krijohet një përshtypje ndrydhje dhe frike. Kjo është ajo goditja e parë emocionale që të jep kjo zonë.

Tomasz Aramoelcz, Poloni

Përfaqësuesit e klerit Katolik të Shqipërisë dhe Gjermanisë e shohin mjaft të domosdoshme, që të rinjtë të njihen me të kaluarën e egër komuniste. Në përfundim të këtij kampi rruga drejt ish- burgut të Spaçit do të marrë emrin “Rruga e lotëve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria