Të shpërndajmë të mirën apo të keqen?

Të shpërndajmë të mirën apo të keqen?

Foto ilustruese

Të ndajmë të mirën apo të keqen? Kjo është çështja sot, kur rrjetet sociale na kanë sjellë kaq pranë, ngjitur, me një të klikuar, njerëz të kulturave e të formimeve të ndryshme nga qyteti ku jetojmë, vendi, e deri planeti Tokë.

Nuk njihnim fare fqinjët tanë, por me një miqësi në Facebook mund të zbulojmë shumë më shumë nga sa dinim më parë: Çfarë u pëlqen, ku shkonjë, çfarë mendojnë? Njihnim fare pak kolegët, fis e farefis, por aktivitetet e kollajta në rrjete sociale na bëjnë të shohim e të mësojmë atë që më parë nuk kishim asnjë mundësi ta merrnim vesh.

Nëse shkrimtarë e intelektualë në mbarë botën i kanë dhënë rëndësi të madhe dëmit të idiotësive apo gënjeshtrave që shumë kanë mundësinë të shpërndajnë e sajojnë nëpër rrjete, nuk e di, nëse, do të ishte vendi dhe koha edhe për një tjetër diskutim: Vlen më shumë të ndajmë të mirën apo të keqen bashkë?

Perfekte, mendoj, do të ishte një harmoni, ashtu si dita me natën, dimri me verën, gruaja me burrin, e bardha me të zezën, edhe mendimet tona të alternonin bashkë humoret, gëzimet e shqetësimet që na bien në kokë. Por, përditë e më shumë duket qartë se janë të shumtë ata që vetëm shajnë, ankohen e hedhin vrerin anembanë. E kanë të drejtë? E kanë gabim? Për këtë dëshiroj të ndaj ndonjë mendim apo reflektim mbi këtë temë.

Osho, është një nga mistikët indianë të shekullit të kaluar, që njohësit më të mirë të tij kanë gjykuar se ndoshta pas 200 vitesh në Tokë, do të arrihet të përthithet mendimi Universal i tij. Nuk e duan katolikët, myslimanët, budistët, ateistët, politikanët, liberalët, natyralistët, orientalët, perëndimorët etj. etj. Osho u ka shkelur kallot të gjithëve mbi Tokë e ka kërkuar, me mënyrat e tij, tu hapë sytë njerëzve. Në Shqipëri, ky mësues, rrezikohet të mos kuptohet, sidomos për përkthimin e mjerueshëm.  Nga Osho, shkëputa këtë mendim për çështjen në fjalë:

"Ndaj me të tjerët energjinë tënde pozitive, - thotë ai, - ndaj dritën tënde, ndaj çdo gjë që ke... Dhe kur ndan, mos e vrit mendjen nëse ata që marrin, të përgjigjen apo jo. Mos prit një "faleminderit". Ji mirënjohës ndaj kujt të lejoi të ndash me të. Jo e kundërta.".

***

Ndoshta njerëzit kanë frikë të tregohen të lumtur, të ndajnë të mirën, pasi druhen se mos bien viktimë e zilisë. Por zilia, i bën keq të tjerëve apo vetë personave që e mbartin atë? Ja ç'thotë një tjetër mistik indian i shekullit të shkuar, Sai Baba:

"Kur ndjeheni individë të ndarë nga gjithësia, zilia, brengosja, xhelozia dhe krenaria fillojnë t'ju ngjiten. Hapi i parë në përmirësim bëhet duke hequr papastërtitë nga mendja; ta dini që zilia është papastërtia më ngjitëse. Kur njerëzit përreth janë të gëzuar, ju duhet të gëzoheni, kjo është prova e vërtetë", thotë ai.

Sot njerëzit flasin keq, shprehen agresivë, janë të trishtuar se në të vërtetë nuk janë të lumtur,në të vërtetë kanë një jetë kaq të zymtë apo kanë frikë të duken të tillë? Ja si e mendon sërish Osho:

"Aftësia për të qenë i lumtur është një talent i madh. Të jesh i palumtur, është hiç, edhe budallenjtë dinë të jenë të tillë. Mendja është shkaku themelor i trishtimit dhe sa herë je i lumtur je pa mendje: papritur zhduken mendimet, nuk ekziston më as mendimi i lumturisë. Por edhe kur nuk ka probleme, mendja i prodhon: probleme të krijuara nga fantazia, që dalin nga asgjëja, për të të bërë të trishtuar.

Dhe kur ti je i trishtuar, mendja është e lumtur; ndodhesh sërish përtokë dhe gjërat nisin të rrotullohen sipas rutinës së parashikuar".

Do të ishte një trishtim i madh që përreth nesh të kemi njerëz vërtetë kaq të mërzitur e kaq negativë, por nëse nuk janë realisht të tillë, të dukesh i trishtuar, i indinjuar, negativ përherë e për çdo gjë, është një tjetër ekzagjerim, ose, as më e vogla dëshirë individuale për përmirësim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)