Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, dy të plagosur

 Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, dy të plagosur

Pamje nga rruga ku u dëgjuan të shtënat

BRUKSEL- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri mëngjesin e së dielës. Të shtënat u regjistruan rreth orës 09:39 pranë një lokali në rrugën e quajtur Croix de Fer. Njëri nga të plagosurit u qëllua në këmbë, ndërsa tjetri u godit nga një xham i thyer. Të dy të plagosurit u dërguan në spital.

Sipas raportimit të autoriteteve, rreth 5 ose 6 persona mendohet se janë përgjegjës për ngjarjen. Ata u larguan me makinë dhe janë ende në kërkim nga policia. Ndërsa, po hetohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: Një thirrje nga thellësia e gojës së SPAK për Ngjala 2

Adriatik Doçi: Një thirrje nga thellësia e gojës së SPAK për Ngjala 2