Iu bë atentat në oborrin e banesës, zyrtari i PD-së tentoi ta fshehë: U vetëplagosa me çifte (Emri)

Iu bë atentat në oborrin e banesës, zyrtari i PD-së tentoi ta fshehë: U vetëplagosa me çifte (Emri)

Foto ilustruese

MAT-Mbrëmjen e sotme është qëlluar një person me armë zjarri në oborrin e banesës. Ai është Gjovalin Rica 45 vjeç banues në fshatin në Bushkash, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur.

Rica që mban postin e kryetarit të seksionit të Partisë Demokratike në Ulëz, fillimisht deklaroi se ishte vetëplagosur me çifte, por 3 orë pas ngjarjes që u regjistrua në 19:50, policia arrestoi autorin, Agustin Braca 59 vjeç banues në fshatin Stojan.

Në banesë u gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori, ndërsa në operacionin për prangosjen e tij morën pjesë 15 efektivë, sipas policsë. 

Report Tv mëson se Braca dhe Rica kishin drekuar sot bashkë, ndërsa në mbrëmje 59 vjeçari ka tentuar që ta vrasë. Ende nuk dihen se cilat kanë qenë motivet e konfliktit mes dy personave, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 18/10/2018 07:31

    Hane e pijne dhe ne fund i fusin plumbin njeri-tjetrit, a kane ndonje cope tru ne kafke keta njerez? Bravo policise qe e ka zbardhur krimin ne kohe rekord.

    Përgjigju
  • Populli: 17/10/2018 21:25

    U gjend materjali I ri per shqupin:degjoni neser salianjin,bardhin,alibeun-plagosjen e ka bere xhafa ose Balla!

    Përgjigju
  • Populli: 17/10/2018 21:24

    U gjend materjali I ri per shqupin:degjoni neser salianjin,bardhin,alibeun-plagosjen e ka bere xhafa ose Balla!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool