Sherr, grushte dhe plumba jashtë lokalit, një i plagosur në Vlorë (EMRI+VIDEO)

VLORE-Një përplasje me grushte mes disa personave ka agravuar në përdorimin e armës duke përfunduar me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 minuta të mbrëmjes së sotme në një lokal në lagjen ’24 Maji’ në zonën e Çoles në qytetin bregdetar.

I plagosuri është Aleksandër Vasili 26-vjeç, ndërsa ka shkuar vetë në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka vetëm një plagë në këmbë.

Sipas të dhënave të para, bazuar te dëshmitë nga vendi i ngjarjes, konflikti ka nisur në lokal, bar lloto, ndërsa më pas kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar dhe njëri prej tyre ka qëlluar Vasilin me armë duke e plagosur në këmbë.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por autori i plagosjes së bashku me personat që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi me një makinë tip ‘Jeep’.

Ende nuk dihen se cilat kanë qenë shkaqet e konfliktit që pas fyerjeve kaloi në përplasje me grushte dhe përfundoi me të shtëna me armë zjarri. Pritet që të merret dëshmia e të plagosurit, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 20/10/2018 11:19

    Po ne kemb e ka harxhuar kot per kete plehren

    Përgjigju
  • Fredi: 20/10/2018 08:44

    Gjoksgropëri e gjallë

    Përgjigju
    • Sheshi Kateqit: 20/10/2018 12:42

      Sa tope je o lumadh nc nc nc

  • BIZNESI: 20/10/2018 07:11

    Do kene pasur ndonje problem me QKR sepse ajo kerkon ryshfet dhe gjoba per te mbyllur ose ndruar adrese dhe nuk te pranon kerkesat qe behen per aplikim te cilat kushtojne se paguhen punonjesit e QKB dhe banka e TAN SANTOSIT.

    Përgjigju
    • : 20/10/2018 10:28

      Po!

  • vlora: 20/10/2018 00:32

    po kot ste qellon njeri

    Përgjigju
  • Fred Faiku: 19/10/2018 22:19

    Kudo lalucëri fierake dhe gjoksgropëri vlonjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Çfarë po ndodh në Partinë e Lirisë?! Endrit Braimllari, rrëfen kulisat e dorëheqjes në Frontline Interview

Çfarë po ndodh në Partinë e Lirisë?! Endrit Braimllari, rrëfen kulisat e dorëheqjes në Frontline Interview