POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vlorë, ishte duke pirë kafe, qëllohet me armë zjarri në lokal/ Emri i të plagosurit

VLORE-Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 11:40 minuta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pavarësia' në një lokal. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, në lokalin ku janë regjistruar të shtënat me armë zjarri. I plagosuri është Roland Danaj rreth 30-vjeç banues në Llakatund, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është plagosur në këmbë me dy plumba, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Sipas të dhënave të para nga Vlorë, mësohet se dy persona i janë afruar dhe pas konfliktit e kanë qëlluar direkt Danajn me pistoletë, i cili ishte duke pirë kafe. I plagosuri njihet me dy emra. Në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar nga policia dy gëzhojat. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Lokali ku ndodhi ngjarja

d.ba.
Komento

Komente

  • Vigani: 16/05/2018 23:19

    Policia po merr tjeter fizionomi. Drejtuesit kryesore jane te ndershem dhe profesioniste. Rezultatet nuk mungojne. Policia duhet mbeshtetur dhe inkurajuar per te bere detyren sa me mire ne interes te qytetareve.

    Përgjigju
  • Ludmilla: 16/05/2018 14:01

    Drejtori i Qarkut eshte i duhuri, por Vlora eshte w twjmbushur me persona mw precwdent penal nuk eshte faji i policisw.

    Përgjigju
  • toni: 16/05/2018 13:14

    Mblidhen fshataret aty qe te zgurdullojn syte per ndonje femer. U rrofte sezoni turistik. Kete punen e armeve duhet ta kishin zgjidhur te paren.

    Përgjigju
  • Genti: 16/05/2018 12:48

    Do merret ndonje mase per policine e VLores se vdiqem nga vrasje, vjedhjet... policia cop cop me nje drtejtor qe e ka mendjen te falet

    Përgjigju
    • qytetar: 16/05/2018 12:58

      Drejtori eshte i shkelqyer. Falet apo jo eshte ceshtje personale e tij. Nuk eshte vetem ai qe duhet te beje policin, jane shume poshte tij, secili te beje punen e vet. Si drejtues ka treguar qe eshte ne lartesine e duhur. Polic i pakorruptuar dhe i zoti ne profesionin e tij.

  • Kafsha: 16/05/2018 12:17

    Bajgëri e gjallë..bajg bajgash!

    Përgjigju
    • Pordhe me rigon: 16/05/2018 12:59

      Mos harro te mbash kundragaz me vehte.