Lushnje, ushtari tentoi të grabisë bankën, por ishte e mbyllur, qëlloi me armë dhe iku me vrap/ Emri+detaje

LUSHNJE-Një bankë e nivelit të dytë është tentuar që të grabitet rreth orës 16:30 të ditës së sotme. Një person i maskuar dhe armatosur iu drejtua bankës me qëllim për ta grabitur. Ai u fut në pjesën e bankomatit, por dera për të hyrë brenda ambienteve të bankës ishte e mbyllur.

Në ambientet e bankës ndodhej personeli që po mbyllte bilancet e ditës, ndërkohë që autori Olcion Muço 25 vjeç nga Berati u përplas me rojën, që nuk e lejoi të futet brenda. Në këtë moment, i riu nxori armën duke qëlluar në drejtim të derës tetë herë me pistoletë. Report Tv mëson se 25-vjeçari nga Berati është ushtar profesionist, aktualisht në detyrë në repartin e Poshnjes.

Plumbat përshkuan derën, por fatmirësisht asnjë nga punonjësit e bankës nuk mbeti i lënduar, ndërkohë që lajmëruan policinë, e cila mbërriti me shpejtësi. Autori Olcion Muço tentoi që të largohet duke ikur me vrap, por rreth 1 km nga banka e nivelit të dytë është prangosur. Pas arrestimit atij i janë gjetur dhe sekuestruar arma e krimit, maska, kapuçi, 8 gëzhoja si edhe prova të tjera balistike.


Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Tentoi të vidhte një bankë të nivelit të dytë në qytet, policia ndjek dhe kap autorin. Sekuestrohet arma e krimit, maska, kapuçi, 8 gëzhoja si edhe prova të tjera balistike. Në datën 22.05.2018, rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit Lushnje, është tentuar të vidhet një bankë të nivelit të dytë. Autori ka hyrë në bankë i maskuar dhe me armë dhe ka qëlluar me armë.
Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë reaguar në kohë reale ku falë veprimeve të shpejta të punonjësve të Patrullës së Përgjithshme u bë e mundur kapja gjatë ndjekjes dhe arrestimi në flagrancë i autorit i cili tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes. U arrestua në flagrancë shtetasi Olcion Muço, 25 vjeç, nga Berati. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç. Gjithashtu në vendngjarje u sekutruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policise se Lushnjes

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 22/05/2018 19:03

    Policia moooo ne kohe reale. Sa lavde per veten policia dhe sa poshte e paska standardin. Po nuk arriti te kape nje tip ne kembe, atehere c'u pa. Ne kohe reale reagoi roja. Gjithsesi, respekt maksimal per rojen, pergezime per policine.

    Përgjigju
    • bledi: 23/05/2018 03:48

      respekt maksimal per rojen..... pergezime policis!!!! a ti qenke gamor shterp .... roja te han tumin .... bravo prolicis

  • Ushtari i mire Shvejk: 22/05/2018 19:01

    Keta jane ushtaret shqiptare qe sherbejne ne NATO.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë