Festonin fitoren e Suedisë, qëllohen me armë katër tifozë

Festonin fitoren e Suedisë, qëllohen me armë katër tifozë

Polica në qytetin Malmo në Suedi pas të shtënave me armë

Gjatë pasdites së sotme janë regjistruar të shtëna në qytetin Malmo të Suedisë, ku katër persona kanë ngelur të plagosur.

Autori i sulmit është futur mes turmës që po festonte fitoren e Suedisë në Botërorin 2018. Suedi-Koreja Jugur përfundoi me rezultatin 1:0.

Motivi i të shtënave ende është i paqartë. Sipas policisë vendase gjendja e të plagosurëve ende nuk është e qartë. Ata thanë gjithashtu se nuk kishte vend për panik dhe alarm publik.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se rreth orës 18:00 me orën lokale kanë dëgjuar rreth 15-20 të shtëna në qendër të qytetit.

Polica ka mbërritur menjëherëë në vendin e ngjarjes duke izoluar zonën dhe hetimin për autorët dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet