Të shtënat në Havana Club në Dhërmi, kryebashkiaku i natës të Tiranës: Shteti ka shkuar për lesh

Të shtënat në Havana Club në Dhërmi, kryebashkiaku i natës të Tiranës: Shteti ka shkuar për lesh

Kryebashkiaku i turnit të tretë, Briken Fejzullai

Pas një sherri të regjistruar pak ditë më parë në një lokal nate në Dhërmi, ku disa të rinj u konfliktuan me armë zjarri në Havana Club në Dhërmi, ka reaguar edhe kryetari i bashkisë për turnin e tretë në Bashkinë e Tiranës, Briken Fejzullai.

Në statusin e ti në Facebook, Briken Fejzullai shkruan se disko Havana ka bërë histori, pasi është i vetmi vend në jug që i ngjante çdo beach bari perëndimor dhe se kishte zhvilluar një fshat të tërë me investimin e bërë.

Më tej Fejzullai shkruan se nuk duhet bërë me faj lokali për ngjarjen sepse mund të ndodhte kudo por shteti, që nuk garanton sigurinë e qytetarëve.

Ajo që ndodhi aty, mund të ndodhte kudo në këtë vend, kujtdo prej nesh, ndaj mos na hapni barkun të godisni një biznes të bërë me mund dhe me djersë prej 17 vitesh, por merruni me thelbin. Këtu, shteti ka shkuar për lesh, sepse nuk është i aftë të garantojë sigurinë e qytetarëve të tij.

Briken Fejzullai, kryebashkiak i natës në Tiranë

Ngjarja në disko "Havana" në Dhërmi vjen pas plagosjes me armë zjarri në disko "Mango" në Sarandë në fillim të muajit qershor, ku u qëllua me armë zjarri truproja, Ardian Rako, 31-vjeç. Edhe aty protagonistë ishin disa të rinj të cilin u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë pati të shtëna me armë zjarri. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beglije Talka Zhaka: 10/07/2018 22:34

    Po pse mo njeri shteti I ka fajet se injorant mbajne arme ,kete beri Sala qe hapi depot dhe armatosi njerzit dhe sot luajne me armed sikur luajne me lodra ,turp .

    Përgjigju
  • Erik: 10/07/2018 17:10

    Gjithmone shteti e ka fajin, kollaj fare. Individi, familja, shoqeria s'ka faj hiç. Çdo polici duhet t'i instalohet intiligjence artificiale qe te identifikoje kush idiot e ka mendjen per sherr, kush mban pistolete ne makine, kush ne brez, kush eshte xheloz psikopatik, kush pi mall, e kush alkool etj etj. Te degjoje dhe pordhet tuaja per me teper.

    Përgjigju
  • Niku: 10/07/2018 17:04

    Cfare sigurie qytetaresh mor tyc? Ky beach bari evropian ka a s'ka roje qe te nxjerrin jashte po bere sherr? Se klubet keshtu jane, madje punesojne edhe polioe part-time per 5-6 ore cdo nate. Ky beach bari I famshem i ka bere keto gjera? Apo vetem kur behen zullume kujtoheni per sigurine?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale