Lloto, lavazhe dhe shtëpi...8 kate pa leje, dalin fotot e objekteve që do shpronësohen te 'Unaza e Re'
Objektet qe do prishen te Unaza e Re
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pronarët që preken nga Unaza e Madhe do të shpronësohen 100%, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite qira dhe banesa sociale. Vetëm për qiranë e protestuesve, Bashkia e Tiranës do të anulojë ndërtimin e një shkolle në kryeqytet. Ky fond do të përdoret për kompensimin e atyre që kanë ndërtuar ndër vite pa leje.
Por, lind pyetja: Çfarë janë shumica e ndërtimeve në atë zonë? Për çfarë do të harxhohen paratë e një shkolle në Tiranë? Po Veliajn, për çfarë e kërcënojnë me jetë? Siç shihet nga një vëzhgim i thjeshtë me foto, skena buzë Unazës është një katastrofë urbane! Një mish-mash me lloto, baste, lavazhe, gomisteri, trotuare të zëna me rraqe dhe shtëpi, kryesisht me kate shtesë të pabanuara si kjo “shtëpi” me 8 kate pa leje në foto!
Banesa tetë katëshe dhe bizneset përreth që do kompensohen
Edhe pse e kanë ditur me kohë gjurmën ku do të kalonte Unaza e Madhe, pasi ka qenë projektuar që në vitin 1989 në kohën e Adil Çarçanit, kjo nuk i ka penguar këta banorë që të zaptojnë tokën për ndërtime shumëkatëshe. Si ky objekt shumëkatësh i papërfunduar dhe pa leje janë me dhjetëra përgjatë gjithë zonës së Unazës së Re, nga ish-shkolla Teknologjike gjer te Dogana.
Pronarët e këtyre bizneseve kanë krijuar edhe hyrje-dalje të paligjshme në rrugën kryesore, që bien në kundërshtim me rregullat e Kodit Rrugor, që krijojnë trafik në qarkullimin e mjeteve, por mbi të gjitha janë burim aksidentesh.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2608
Lajme të tjera
-
Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht 'Qytetar Nderi' në Komunën e Bujanocit
23 Prill, 18:20
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Nxënësit e shkollës 'Andrea Stefani' i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Shumë shpejt nis puna për Terminalin e ri Verior
22 Prill, 15:34
-
Në nisjen e panelit të B40-ës, Veliaj takon kryebashkiakun e Athinës, Haris Doukas
22 Prill, 11:29
-
Veliaj pret Presidentin dhe Sekretarin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit: Koha për një pistë për sportet e Motocross-it në Tiranë
21 Prill, 13:05
-
Mero Baze: Një çetë opozitare që po forcon Erion Veliajn
20 Prill, 20:25
-
13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara
20 Prill, 15:22
-
Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës
19 Prill, 11:32
-
Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm
18 Prill, 20:38
-
Qendra teknologjike në Kashar, Gonxhja: ‘TEDA’ do jetë model në rajon, do hapë deri 7 mijë vende pune! Veliaj: Është investim që i mbetet qytetit
18 Prill, 14:55
-
Veliaj: Të jesh lider i mirë duhet të dish të marrësh vendimet e duhura në momentin e duhur! Falë tyre Tirana është transformuar
17 Prill, 15:35
-
Veliaj pret dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare: Krenar për suksesin tuaj, të ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit në BE
17 Prill, 14:20
Cfare faji kam un si taksapagues ti paguaj xhunglen qe beri Sala me zarat qe i shkojne nga pas dhe lehin e bejne sikur mendojne per te miren e popullit. Keta plerat qe gjejn vend bosh dhe nderto duhen kalbur ne burg e jo demshperrblyer.....
Përgjigjupasi te prishen ndertimet pa leje te pastrojne terrenin mos ti len pirg ose me fontin e bashkis..kush nuk pastron terrenin te arrestohet menjeher pasi po bejn 30 vjet qe kan shfrytezuar vende publike rrugacet.
PërgjigjuMasakër mjedisore e paparë ndonjëherë për gjith keta 28 vjet! Ushtria te dali dhe te hedhi poshtë gjith shemtirllekun. Te lirohen gjith hapsirat me junë ushtarake nga Konispoli në Vermosh dhe pergjegjesit e masakres kombëtare kundra mjedisit, arkitektë, avokatë, ndertues, bleres, shites, noterë, pushtetarë lokalë fshatarë etj , te perfundojne pas hekurave!
PërgjigjuNdërtimet pa leje ska pse shpronësohen në kurriz të taksave që paguajnë njerëzit e ndershëm. E kundërta abuzuesit dhe grabitësit e pronave të paguajn dhe fadromat që do përdoren për prishjen.
PërgjigjuKam pershtypjen se banoret duhet te jene super te kenaqur me keto shpronesimet qe po i jep bashkia sepse mund te kishin dal edhe pa gje. Duhet ta falenderoni bashkin ne kete rast . ✌️
Përgjigju