Lloto, lavazhe dhe shtëpi...8 kate pa leje, dalin fotot e objekteve që do shpronësohen te 'Unaza e Re'

Lloto, lavazhe dhe shtëpi...8 kate pa leje, dalin fotot e objekteve që do shpronësohen te 'Unaza e Re'

Objektet qe do prishen te Unaza e Re

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pronarët që preken nga Unaza e Madhe do të shpronësohen 100%, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite qira dhe banesa sociale. Vetëm për qiranë e protestuesve, Bashkia e Tiranës do të anulojë ndërtimin e një shkolle në kryeqytet. Ky fond do të përdoret për kompensimin e atyre që kanë ndërtuar ndër vite pa leje.

Por, lind pyetja: Çfarë janë shumica e ndërtimeve në atë zonë? Për çfarë do të harxhohen paratë e një shkolle në Tiranë? Po Veliajn, për çfarë e kërcënojnë me jetë? Siç shihet nga një vëzhgim i thjeshtë me foto, skena buzë Unazës është një katastrofë urbane! Një mish-mash me lloto, baste, lavazhe, gomisteri, trotuare të zëna me rraqe dhe shtëpi, kryesisht me kate shtesë të pabanuara si kjo “shtëpi” me 8 kate pa leje në foto!

Banesa tetë katëshe dhe bizneset përreth që do kompensohen

Edhe pse e kanë ditur me kohë gjurmën ku do të kalonte Unaza e Madhe, pasi ka qenë projektuar që në vitin 1989 në kohën e Adil Çarçanit, kjo nuk i ka penguar këta banorë që të zaptojnë tokën për ndërtime shumëkatëshe. Si ky objekt shumëkatësh i papërfunduar dhe pa leje janë me dhjetëra përgjatë gjithë zonës së Unazës së Re, nga ish-shkolla Teknologjike gjer te Dogana.

Pronarët e këtyre bizneseve kanë krijuar edhe hyrje-dalje të paligjshme në rrugën kryesore, që bien në kundërshtim me rregullat e Kodit Rrugor, që krijojnë trafik në qarkullimin e mjeteve, por mbi të gjitha janë burim aksidentesh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledian: 20/11/2018 20:57

    Cfare faji kam un si taksapagues ti paguaj xhunglen qe beri Sala me zarat qe i shkojne nga pas dhe lehin e bejne sikur mendojne per te miren e popullit. Keta plerat qe gjejn vend bosh dhe nderto duhen kalbur ne burg e jo demshperrblyer.....

    Përgjigju
  • unaza: 15/11/2018 12:18

    pasi te prishen ndertimet pa leje te pastrojne terrenin mos ti len pirg ose me fontin e bashkis..kush nuk pastron terrenin te arrestohet menjeher pasi po bejn 30 vjet qe kan shfrytezuar vende publike rrugacet.

    Përgjigju
  • Fredi: 15/11/2018 07:57

    Masakër mjedisore e paparë ndonjëherë për gjith keta 28 vjet! Ushtria te dali dhe te hedhi poshtë gjith shemtirllekun. Te lirohen gjith hapsirat me junë ushtarake nga Konispoli në Vermosh dhe pergjegjesit e masakres kombëtare kundra mjedisit, arkitektë, avokatë, ndertues, bleres, shites, noterë, pushtetarë lokalë fshatarë etj , te perfundojne pas hekurave!

    Përgjigju
  • Popull: 14/11/2018 18:04

    Ndërtimet pa leje ska pse shpronësohen në kurriz të taksave që paguajnë njerëzit e ndershëm. E kundërta abuzuesit dhe grabitësit e pronave të paguajn dhe fadromat që do përdoren për prishjen.

    Përgjigju
  • Aldion: 14/11/2018 15:54

    Kam pershtypjen se banoret duhet te jene super te kenaqur me keto shpronesimet qe po i jep bashkia sepse mund te kishin dal edhe pa gje. Duhet ta falenderoni bashkin ne kete rast . ✌️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS