Të zhgënjyer nga suksesi i reformës në drejtësi!

Të zhgënjyer nga suksesi i reformës në drejtësi!

Berisha, Thanza dhe Nishani

Ndërsa Vetingu po jep frytet e para të pastrimit të sistemit dhe po forcon besimin se ata që degjeneruan sistemin e drejtësisë po dalin jashtë saj, ato forca politike që tentuan ta bllokojnë reformën në drejtësi dhe e degraduan sa mundën, me kushtet dhe presionet politike, kanë nisur të vajtojnë se ajo dështoi.

“Lotët e krokodilit”, që po derdhin për reformën, në fakt janë situata më gazmore rreth reformës, tani që ajo sapo ka filluar të funksionojë. Rezultat e para të saj janë mbresëlënëse dhe opinioni publik po shokohet nga ato pak figura që po tentojnë të kapërcejnë pengesat e Vettingut edhe pse e dinë se çfarë kanë bërë.

Në fakt paradoksalisht, këtë muaj kur janë shtuar të qarat e atyre që po pastrohen nga Vettingu prej sistemit, janë shtuar dhe alarmet fallco, se reforma po dështon. Dhe këtu qëndron paradoksi.

Reforma do të dështonte fjala vjen sikur gjyqtari Thanza, edhe pse ishte i dënuar në Itali, edhe pse këtë e ka ditur Sali Berisha dhe Bujar Nishani dhe prap e kanë dekretuar, ky të kalonte përsëri. Por kjo nuk ndodhi. Nuk po ndodh dhe me shumë kolegë të tij dhe këto janë lajmet më të mira për reformën.

Nuk e di çka pritur opozita të quajë sukses në reformë por nëse ka pritur të konfirmohen në detyrë këta që kanë shkatërruar sistemin, ajo do ishte fitore e tyre dhe vdekje e reformës. Në fakt ne tani po përjetojmë suksesin e reformës, edhe pse janë hapat e para të saj. Shqetësimi real vjen pikërisht prej suksesit të reformës dhe jo prej dështimit, se po të dështonte këta do ishin të gëzuar.

Besimi i tyre që reforma do të dështonte ka qenë aq i fortë sa bindja që kanë pasur shumë figura problematike të drejtësisë, se nën garancitë e tyre nuk ja vlente të jepje dorëheqje, por kanë tentuar të kalojne Vettingun edhe pse i kanë dosjet sterrë. Është pikërisht kjo mbështetje politike antireformë që u ka dhënë atyre garanci se mund ta kalojnë lumin pa u lagur. Dhe janë pikërisht këta politikanë që tani po shikojnë si po u asgjësohen ushtarët e tyre në drejtësi dhe po vënë kujën.

Reforma në drejtësi mund të ketë probleme në të ardhmen, mund të ketë ngërçe procedurale apo me cilësinë e figurave të reja që do të emërohen, por ajo është plotësisht e suksesëshme në mënyrën si ka filluar, pasi po dëshmon para syve të shqiptarëve, se çfarë sistemi kemi pasur. Por me sa duket ashtu si ai gjyqtari që ka vjedhur në Itali dhe mendonte se mund ta kalonte Vettingun dhe opozita jonë pasi ka bastarduar drejtësinë, mendon se fitore do të ishte që ajo të mos prekej. Dhe tani ka vënë kujen se reforma ka dështuar. Në fakt ka dështuar përpjekja për ta bllokuar reformën. Dhe ata e kanë të sinqertë vajtimin. Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik