Teatri e Parku Rinia, PD-LSI braktisin Këshillin Bashkiak: S'i merrni kurrë votat tona

Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë larguar nga mbledhja e këshillit. Kreu i anëtarëve të djathtë në këshill, Kreshnik Çollaku, sqaroi jashtë dyerve të bashkisë largimin e këshilltarëve të PD e LSI nga mbledhja.

Shkak për këtë vendim, sipas Çollakut, janë bërë dy vendime të bashkisë, që sipas opozitës, janë kriminale. Çollaku deklaroi se bëhet fjalë për Parkun Rinia, që sipas tij, projekti po sponsorizohet nga një mafie e re, ajo e naftës në Tiranë, si dhe projekti për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Opozita në këshill, PD e LSI, vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie të kushtëzuar me këshillin bashkiak. Kjo është kushtëzuar nga prania e përhershme e 6 individëve me mandate false. Ata sillen sikur janë këshilltarë dhe votojnë si të tillë. Prania e tyre hedh në erë legjitimitetin e këshillit bashkiak. Pse duhet prania e tyre? Kjo duhet për të përgatitur akte si ky që janë sjellë sot për vendim. Dy janë absolutisht kriminale: projekti i sponsorizuar nga një mafie e re, ajo e naftës në Tiranë, për të betonizuar Parkun Rinia. Kjo votë kërkon 3/5.

Vendimi i dytë: Prishja e Teatrit Kombëtar. Këto vota ata sot nuk i kanë, asnjë ditë nuk do t’i kenë për sa në këtë këshill do të jetë kjo opozitë. Ne do bëjmë barrikadë për këto dy krime mafioze. Çdo gjë që ndodh në atë sallë është e kompromentuar. Sot grupi që mbështet PS është minorancë"

Kreshnik Çollaku, kreu i këshilltarëve të PD

Gjithashtu, përfaqësuesit e PD dhe LSI kanë braktisur sërish mbledhjen e Këshillit bashkiak të Tiranës, duke mos votuar për të disatën herë një nga vendimet më të rëndësishme, si ajo për dhënien e ndihmës ekonomike për një sërë shtresash në nevojë, përfshi familjet me pamundësi ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Vetëm pak minuta pas nisjes së mbledhjes, këshilltarët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim u larguan nga salla, duke lënë pa ndihmën mujore shumë familje të Tiranës. Pavarësisht thirrjes së kryetarit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi për të votuar vendimet që i vijnë në ndihmë shtresave në nevojë, përfaqësuesit e opozitës janë larguar duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë qëndrim të tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Demokratët injorojnë figurën e shquar të PD, kundër vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit në Tiranë

Pas tentativës së pak ditëve më parë për të ndryshuar simbolet e partisë dhe fshirjes nga lista e deputetëve të figurave themeluese të PD, Lulzim Basha ka ndërmarrë një tjetër veprim për të fshirë historikun e kësaj force.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte propozuar vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare.

Por çuditërisht, me vendim nga selia e PD, anëtarët e këshillit Bashkiak u larguan në mënyrë demostrative nga salla e Këshillit Bashkiak, duke bojkotuar vendimin për vlerësimin e kësaj figure të rëndësishme jo vetëm për Partinë Demokratike dhe demokratët e vjetër, por njëkohësisht edhe për të gjithë shqiptarët.

Që në janar të 1990, Pjetër Arbnori mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Fama e "Mandelës së Ballkanit" ka tërhequr vëmendjen e shumë qeverive dhe të mediave të botës perëndimore.

Ora 12:58
Hado sqaron artistët: Vendimi s’ka lidhje me teatrin

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado ka sqaruar se asnjë prej projektvendimeve që janë sot në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak nuk ka të bëj dhe nuk trajton ccështjen e truallit të Teatrit Kombëtar.

Duke folur para këshilltarëve, ai në cilësinë edhe të një prej përfaqësuesve që vjen nga fusha e artit, ka bërë të ditur se vendimi Nr.7 të cilës i referohen artistët dhe përfaqësuesit e opozitës nuk prek Teatrin Kombëtar.  

“Unë besoja që duke qenë gjithë jetën në art zotërinjtë do të kishin të drejtën të ma jepnin mua, të më dëgjonin sepse unë kam edhe eksperiencën e duhur, kam drejtuar pothuajse gjithë institucionet e artit në këtë vend dhe nga kjo pikëpamje do të thosha se fjala ime ka një peshë sepse jam personi që kam menaxhuar dhe kam drejtuar këto institucione. Megjithatë secili mund ta gjykojë vetë por ajo që është e vërteta në këtë letër dhe relacionin të gjithë e kanë të shkruar për keqkuptimin e madh që ka ndodhur dhe ndodh edhe këtu në sallë të cilat u dhanë pa asnjë lloj argumenti që të merren me teatrin. Të gjitha këto ligje dhe relacioni përkatës nuk ka të bëjë fare me Teatrin Kombëtar”, tha Abazi.

Ai ka bërë të ditur se projektvendimi në fjalë vjen si një nismë inovative për të shfrytëzuar edhe ato prona që janë në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe që janë amortizuar e minimizuar me kalimin e viteve. Sipas këtij projektvendimi pronat që do të zhvillohen sipas kësaj nisme, më pas do të merren sërish në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, për t’u shfrytëzuar për programe të ndryshme sociale, si banesa me bonus qeraje për familjet në nevojë apo pika shërbimi për qytetarët.

Ora 12:53
Vendimi i Këshillit Bashkiak,  Parku Rinia më shumë gjelbërim dhe mundësi argëtimi për fëmijët

Parku “Rinia” në qendër të Tiranës pritet që të transformohet në një ambient më të gjelbër, më argëtues e me rregulla më të qarta menaxhimi e përdorimi.

Pas suksesit në transformimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial që është shndërruar në një nga hapësirat më të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat, edhe Parku Rinia pritet që të ketë të njëjtën përkujdesje.

Tashmë kjo hapësirë do të jetë nën kujdesin e veccantë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës e cila ka hartuar një strategji zhvillimi bazuar në nevojat e komunitetit, për mirëmbajtjen e hapësirave ekzistuese e ndërtimin e hapësirave të reja rekreative, nëpërmjet krijimit dhe vënies në zbatim të projekteve të ndryshme si dhe riorganizimin e aktiviteteve të larmishme argëtuese dhe cclodhësepër fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit.

Ndaj edhe ky vendim synon rregullimin e administrimit sa më efektiv të këtyre hapësirave publike, kombinimin e funksionalitetit të infrastrukturës rekreative me aktivitetet komunitare të jetesës aktive, kujdesin për kushtet e sigurisë, projektimin bashkëkohor dhe përcaktimin e rregullave të qarta për mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe menaxhimin publik sa më efecient të këtyre hapësirave në dobi të komunitetit.

Përmes kësaj ndërhyrje, pritet që "Parku Rinia" të kthehet si një nga hapësirat që ofron më shumë mundësi rekreative për qytetarët e të gjitha moshave dhe të jetë një pikë atraktive për qytetin e Tiranës dhe si rrjedhojë një zonë e frekuentuar nga një numër i madh qytetarësh.

Ora 12:38
Artistët përplasen me policinë para Bashkisë: Na lini të hyjmë, do përdorim forcën!

Një grup artistësh janë mbledhur para Bashkisë së Tiranë dhe tentojnë të futen në ambientet e bashkisë, aty ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të ndjekur nga afër mbledhjen.



Artistët janë te dera e bashkisë dhe i kërkojnë policisë t'iu lirojë rrugën për t'u futur brenda. Ata janë përplasur me policët, të cilët kanë bllokuar derën e bashkisë dhe nuk lejojnë artistët të futen brenda për të shmangur ndonjë përplasje. 

“Unë kam qenë këshilltar bashkiak, Edi Rama na ka lejuar të futemi brenda. Çfarë është kjo. Ne nuk hyjmë me dhunë, se nuk duam, por ne përdorim dhe forcën”, tha njëri nga artistët.

Polici: Është bashkia jonë.

Ndërkohë, janë lejuar të futen brenda vetëm tre artistë, Kastriot Çipi, Robert Budina dhe Alert Celoaliaj. Këta të fundit deklaruan pas daljes nga mbledhja se nuk e besojnë atë që thonë këshilltarët e majtë.



Artisti: Nuk kishte të bënte me teatrin. Ata thanë që kjo pikë nuk e prek teatrin. Më duket një gjë fare e pakuptueshme nga disa politikbërës, fare seriozitet. Askush nuk mund të tallet me ne. Po na detyrojnë të bëhemi juristë. Duhet të merren specialistët me këtë. Mënyra si e drejtuan politikën m’u duk totalisht e pasinqertë.

Artisti: Ata u munduan të na bindin se teatri nuk kërcënohet nga kjo. Klima e mosbesimit vazhdon. Ne nuk kemi besim në transparencën e bashkisë. Kjo çështje nuk zgjidhet me kaq. Nuk ishim këtu vetëm për teatrin, ne jemi kundër çdo transformimit të hapësirë publike. Justifikimi se do bëhet një çerdhe apo shkollë nuk e justifikon këtë. Ne do presim të shohim çfarë do ndodhë në këtë mbledhje, do konsultohemi me juristë nëse do të shkojmë në gjykatë apo jo.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • konjak: 26/04/2018 14:40

    Pushtetaret duhet te binden perfundimisht se,asgje s'kane private.Jane punonjes, dhe jo pronar te institucioneve,institucionet jane te popullit.As kush te mos miret me diversione,per te perfituar ndo pak moral.Nuk duhet te bejme cdo zagarllek per hater te fitimeve.

    Përgjigju
  • Tironsi: 26/04/2018 13:42

    Po prandaj ka te drejt Edi Rama kur thoshte me i zhduk kto partit e vogla te kazanit,shiko cfar bejn se jan ne opozit por kur i moren votat kto plehrat e Lsi itani dalin kunder,kto idjotsira nuk i ha me njeri por po deskriditohen cdo dit.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 26/04/2018 13:39

    Ore shif çfar store ka në Shqipri dalin ca debilër e thon do bëni si themi ne me një fjal mba ca ditësh dalin ca plera të tjera njëri thot ta bëjm kshu tjetri kshu me një fjal anarshi e gjall mjer Shqipria u bën të gjith përfaqsus me gisht në byth

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon