Teatri i Gjirokastrës 50 vite, kryetarja e bashkisë-Mirela Kumbaros: Duhet bërë rikonstruksioni i godinës!

Në këtë 50-vjetor të Teatrit “Zihni Sako” shtatë trupa teatrore nga të gjitha rrethet janë bërë bashkë në Gjirokastër. Takimin e teatrove “Kadri Roshi” u çel me shfaqjen e dramës “Shërbëtoret” të trupës së teatrit "Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Por, edhe pse festë problemet e mbartura për vite të tëra, siç janë kushtet e papërshtatshme të godinës së teatrit nuk kanë marrë udhë. Edhe pse është bërë një projekt për rehabilitimin e teatrit, ende nuk ka gjetur zbatim. Ndërsa, vitet e fundit numri i shfaqjeve në këtë teatër kanë ardhur në rritje.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, i kërkoi publikisht ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, që të ndërhyhet në këtë godinë teatrore, të paktën për ngrohjen e ambienteve të brendshme,  veçanërisht sallës së spektatorëve.

Ne na duhet rikontruksion i plotë, ky investim është i domosdoshëm. Prandaj e bëjmë publike këtë kërkesë.

Zamira Rami, kryetare e Bashkisë Gjirokastër duke iu drejtuar ministres Mirela Kumbaro

Janë çelur edhe dy ekspozita, me kostumet që janë përdorur ndër vite nga aktorët e kësaj skene, të cilat janë mirëpritur nga artdashësit.

Ju e patë vetë se salla ishte e mbushur dhe shumë njerëz ngelën jashtë. Kjo tregon se Gjirokastra e do teatrin.

Kudret Alikaj, drejtor i Teatrit të Gjirokastrës

Salla e mbushur plot duartrokiti jo vetëm shfaqjen, por edhe titujt “Qytetar Nderi” që u dhanë nga Këshilli Bashkiak për pionierët e parë të krijimit të këtij teatri, aktorët Niko Dhoska dhe Bukuroshe Kokalari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët