Teatri i Korçës vjen me
“Kapitullin e dytë” në Tiranë

Teatri i Korçës vjen me<br />“Kapitullin e dytë” në Tiranë
"Kapitulli i dytë" e Neil Simon sjell trupën e teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Premiera do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar me aktorët Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Blerta Belliu, Mateus Frroku.

“Kapitulli i dytë” në një farë mënyre shihet si një kthesë për Simonin; momentin kur ai filloi të cilësojë jetën e tij si diçka më shumë sesa një justifikim qesharak. U shkruajt për nder të Marsha Mason, gruas së tij të dytë, që e mirëkuptoi dhimbjen e tij të stërzgjatur për vdekjen e gruas së tij të parë.

Ka diçka vërtetë shumë të dhimbshme këtu, që rrotullohet përreth një njeriu që mundohet të pajtohet me vdekjen, më shumë sesa me fillimin e një jete të re". Shfaqja është realizuar nga regjisori Qëndrim Rijani, skena nga Beqo Nanaj.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë