Teatri i ri, Veliaj kundër projektit të Kapexhiut: Arkitekturë fashiste

Teatri i ri, Veliaj kundër projektit të Kapexhiut: Arkitekturë fashiste

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin "Real Story" të gazetarit Sokol Balla, ka folur për debatin lidhur me projektin e Teatrit të ri Kombëtar në kryeqytet. I pyetur për propozimin e Bujar Kapexhiut, Veliaj u shpreh është kundër arkitekturës fashiste në Tiranë, ndërsa projekti i qeverisë sipas tij, ofron një strukturë moderne në qendër të kryeqytetit.  

“Teatri nuk do ketë kullë, s’ishte premtim, por fakt…Nuk bie dakort me nje propozim për arkitekturë fashiste, të vazhdojmë të themi të ndërtojmë një qytet të ri fashist, propozim i ri është përgjigja pse na duhet një strukturë moderne në Tiranë. Kullat te pedonalja e vjetër e cila sot është qebaptore me mish keci, restorant i falimentur kinez, një parkim i bashkisë, ca zyra të bashkisë dhe disa ferrishte të mëdha. Çfarë bëjmë ne kur shkojmë jashtë vendit, shkojmë në një hotel te bregu i lumit? Jo, shkojmë në qendër, t'i kemi gjërat afër”.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Pak ditë më parë artistët i kërkuan qeverisë që të anulonte projektin e arkitektit danez dhe praktikën e Partneritetit Publik Privat në ndërtimin e Teatrit të ri dhe propozon projektin e artistit Bujar Kapexhiu. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët