POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Teatri Kombëtar/ Presidenti Meta: Qeveria dhe bashkia të dëgjojnë artistët

Presidenti Ilir Meta

TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas letrës që i dërguan artistët, që kërkojnë të anulohet vendimi për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Presidenca njofton se Meta po ndjek me vëmendje  shqetësimin e komunitetit të artistëve. Meta i bën apel qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Njoftimi i Presidencës

 

 

d.ba.
Komento

Komente

  • Meti: 13/06/2018 14:21

    Ik ore kokthat

    Përgjigju
  • Marui: 13/06/2018 13:25

    Po ti o ilir plera a i ke ruajtur vldrat e floririt sëbashku me buçen tënde.

    Përgjigju