'Këtu është shitur edhe opozita', Patozi reagon për Teatrin: Pse kërkoni qëndresë te aktorët rrogëtarë?

'Këtu është shitur edhe opozita', Patozi reagon për Teatrin: Pse kërkoni qëndresë te aktorët rrogëtarë?

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, shkruan se në një vend ku është shitur kryetari i opozitës nuk kemi pse t'u kërkojmë llogari aktorëve rrogëtarë të mbrojnë Teatrin Kombëtar nga shembja. Reagimi i Patozit vjen pasi aktorët dhe artistët janë ndarë në dy grupe në mbrojtje dhe kundër shembjes së ndërtesës aktuale. 

Patozi në një postim në rrjetet sociale nuk u hedh fajin aktorëve që janë përçarë, por opozitës. Patozi shkruan se "në një vend ku është shitur opozita nuk kemi pse t'u kërkojmë llogari aktorëve rrogëtarë".

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

NJË KËSHILLË PËR GJUETARËT E MORALIT

Ka plasur një gjueti e madhe në Shqipëri për të gjetur dhe demaskuar njerëzit që blen dhe korrupton, sipas tyre, pushteti, kur do të zgjidhë hallet e veta.

Tani janë në shënjestër aktorët e Teatrit Kombëtar, ndërsa nesër do te dalë një temë e re dhe do të zhvendoset vëmendja, por historia nuk do të ndryshojë shumë.

Pa dashur të përfshihem ne debat dhe pa e marrë të mirëqenë faktin që aktorët apo të tjeret u janë dorëzuar ofertave të qeverise, njē këshillë modeste e kam për të gjithë gjuetarët e moralit të sotëm shqiptar:

A ka vlerë të kërkosh qëndresë dhe mospajtim me të keqen apo ryshfetin e pushtetit tek rrogetarë apo hallexhinj të tjerë, kur këtu është shitur në mes të sheshit kryesor të atdheut vetë udhëheqësi i opozitës.

Me zë e me figurë dhe fare hapur, të paktën në natën historike të 17-18 majit, edhe sikur të mos i besosh hiç ata që thonë se marrëveshja e pistë e vitit të shkuar është ende në fuqi.

Është njësoj sikur rusët të luftonin sërish me të njëjtin shpirt dhe përkushtim gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pasi të mësonin se Stalini kishte bere pazar me Hitlerin. Për këtë arsye, të dashur gjuetarë të tradhtarëve të kombit, mos e kërkoni kot Stalingradin në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 29/06/2018 22:18

    O astrit palloshi ke ngel pa gjo se ske mo ku me vjedh e tani mundohesh me zhgaravit ndonjë artikull lul palla ta boni mir o astrit palloshi për çfar të do ty shko futi ndonjë skedin x 2 e mbase bo ndonjë lek

    Përgjigju
  • Sula: 29/06/2018 21:09

    Kush flet per moral . Ku ishe deri tani , ne ndinje planet tjeter , apo nenkryetar i PD

    Përgjigju
  • Idjathti qe ka devijuar majtas: 29/06/2018 18:54

    Opatos mos u merni me Teatrin,merni me PD qe eshte shkermoq si fiqt pas shiut.Teatrin e ka vendos Rama dhe ska bir kurve qe ja kthen mendjen.Basha flet si koqekanari,nuk meret me ribashkimin e PD por me punet e bashkise.Po ju si grupimi qe dolet me te zgjuarit e PD me duket se po ktheni bishti i kavallit duke u kthyer zedhenes ne hije te bashes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët