'Teatri'/ PD mbështet Metën dhe akuzon Veliajn: Dy vepra penale, duhej të ishe në burg 

 'Teatri'/ PD mbështet Metën dhe akuzon Veliajn: Dy vepra penale, duhej të ishe në burg 

Partia Demokratike përshendeti sot vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu ligjin që i hapte rrugë ndërtimit të Teatrit Kombëtar. Përmes një konference për shtyp nga selia e PD, zëdhënësja Ina Zhupa pohoi se kreu i shtetit veproi në mënyrë të përgjegjshme në mbrojtje të trashëgimisë kultorore, në mbrojtje të interesit publik për të mos lejuar shkatërrimin dhe grabitjen me ligj të pasurisë kombëtare. 

Nga ana tjetër, Zhupa theksoi se nëse do kishim një drejtësi e pavarur do ta kishte çuar sot në burg Erion Veliajn për të paktën dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Këmbëngulja e Erion Veliajt për zbatimin e projektit korruptiv të Edi Ramës është provë se ai është një kukull në duart e mafias së ndërtimit dhe mafias së drogës, që kanë planifikuar pastrimin e parave të pista në Qendrën Historike të Tiranës. 

Qytetarët e Tiranës e dinë se propaganda e Erion Veliajt nuk mbulon dot faktin se Projektet e Unazës së Re, Pazarit të Ri dhe Bulevardit të Ri, të nisura nga Lulzim Basha, u penguan dhe u sabotuan qëllimisht nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për t’i shndërruar nga projekte në dobi të qytetarëve, në projekte në shërbim të interesave të oligarkëve.

Ina Zhupa, zëdhënëse e PD


Lajmi kryesor:

Teatri/ Meta kthen ligjin në parlament: Ja 9 shkeljet që duhen rishqyrtuar! PS: Do e rivotojmë


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë