Teatri, Vokshi-Ballës: S'kupton nga rregullorja, mbledhja e Komisionit të Medias e ligjshme

Teatri, Vokshi-Ballës: S'kupton nga rregullorja, mbledhja e Komisionit të Medias e ligjshme

Taulant Balla dhe Albana Vokshi

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe deputetja e PD, Albana Vokshi janë përfshirë nga polemikat ditën e sotme lidhur me mbledhjen e komisionit të Medias, ku morën pjesë edhe përfaqësues të artistëve të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit. 

Socialisti Balla akuzoi demokratët se në mungesë të lajmeve për “Babalen”, përdorën “mish për top” aktorët mes tyre edhe të madhin Robert Ndrenika, i cili nga ana e tij përcolli edhe mesazhe të forta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Ballës, sot në axhendën e punimeve të komisioneve parlamentare nuk ka qenë e parashikuar mbledhja e komisionit të Medias, por Vokshi pretendon të kundërtën, madje sipas saj e ftuar ka qenë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nuk u paraqit. 

Deputetja demokrate ka publikuar rendin e ditës të komisionit të medias sot si dhe ftesën për Kumbaron, për të raportuar në komision.


(Rendi i ditës i komisionit të Medias)


(Ftesa e komisionit të Medias për ministren Mirela Kumbaro)

Reagimi i Vokshit: 

Me deklaratën e tij banale dhe qesharake, Taulant Balla, përpiqet të mbulojë një të vërtetë të thjeshte: Pushteti dhe vete Kuvendi janë të Robert Ndrenikes, Robert Budinës, Taulanda Jupit, Alfred Trebickës Alert Celoaliajt dhe të gjithë shqiptarëve.

Ne deputetët, jemi vetëm perfaqësues të tyre, edhe pse Taulanti e mendon veten si padron të tyre. Vullneti ynë duhet t'i nënshtrohet vullnetit të njerëzve.

Artistët e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre: ata janë kundër planit të Edi Ramës për prishjen e teatrit dhe dhënien e tokës së tij klientëve për të fituar qindra miliona Euro. Natyrisht, Taulanti, është në anën e parave të Edi Rames dhe jo artit dhe vlerave të Robert Ndrenikës. Taulanti, nuk mund të jetë në anën e vlerave historike, të identitetit kombëtar, kulturës...

Më poshtë dy dokumentat që mbledhja ka qenë e rregullt, ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.

Sa për sqarim të Taulant Ballës, Arlekinit të Ramës, që nuk kuptoi kurrë nga Rregullorja e Kuvendit: axhendën e një Komisioni Parlamentar e përcakton, në rastin konkret, neni 32 pika 2 dhe neni 36 i Rregullores së Kuvendit, që thote se kërkesa e 1/3 së deputetëve pranohet automatikisht dhe Komisioni është I detyruar të mblidhet (bashkangjitur rendi i ditës ne faqen zyrtare të Kuvendit dhe shkresat).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish