Telefonata e futbollistit misterioz, arsyeja që United ‘preu kokën’ e Mourinho-s

Telefonata e futbollistit misterioz, arsyeja që United ‘preu kokën’ e Mourinho-s

Jose Mourinho ish-menaxher dhe Edward Gareth Woodward, shefi ekzekutiv i Manchester United

Janë bërë 8 ditë që nga shkarkimi i Jose Mourinho-s nga Manchester United, por nga mediat angleze vijojnë të dalin ende të pathëna rreth kësaj çështje. Së fundmi thuhet se për largimin e portugezit ka vendosur shumë një telefonatë e një futbollisti të Manchester United.

Sipas “The Mirror” pas disfatës me Liverpool, një futbollist që është mister emri, ka telefonuar drejtorin ekzekutiv të klubit Ed Woodword dhe i ka thënë: “Duhet të largohet”.

Ky i fundit më pas ka komunikuar në orët e vona të natës me familjen Glazer duke i bërë të qartë se ka ardhur koha për shkarkimin e Jose Mourinho-s. Me të marë konfirmimin, Woodward të nesërmen ka shkuar në Carrington, qendrën stërvitore të United, për t’i komunikuar vendimin trajnerit.

Në lidhje me futbollistin misterioz ende nuk ka një emër të saktë, por mediat angleze duke patur parasysh marrëdhëniet e Mourinhos me lojtarët pretendojnë se ka qenë njëri mes Pogba-s, Alexis Sanches dhe Marcos Rojo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online