Teleperformance, "Punëdhënësi
më i Mirë Global për vitin 2017"

Teleperformance, "Punëdhënësi<br />më i Mirë Global për vitin 2017"<br /><br>
Teleperformance, lider botëror në sherbimin ndaj klientit, njofton se aktiviteti i saj në Shqipëri është nderuar si Punëdhënës më i Mirë Global për vitin 2017, për të katërtin vit radhazi nga Aon Hewit, Aon është shoqëria lider global e shërbimeve profesionale që ofron një gamë të gjerë të zgjidhjeve mbi riskun, pensioni dhe shëndetin. Programi i saj për Punëdhënësin më të mirë mat dhe njeh ekselencën e punëdhënësit në mbarë botën.

“Teleperformancenë Shqipëri, dhe Teleperformance Group është një shoqëri e cila investon  burime të konsiderueshme për zhvillimin profesional dhe mirëqenien e punonjësve të saj”, është shprehur Diego Pisa, Drejtor Ekzekutiv në Teleperformance Shqipëri. “Ne jemi shumë të kënaqur që nderohemi si Punëdhënësi më i mirë nga Aon. Përgjigjet e dhëna nga punonjësit tanë si pjesë e procesit të vlerësimit, janë gjithmonë inkurajuese dhe të vlefshme në vlerësimin që ne bëjmë për zgjerimin e programeve tona të punësim". 

Me rreth 20 vjet eksperiencë në studimet e punëdhënësit më të mirë në të gjithë botën, dhe me më shumë se 40 vjet eksperiencë në punën kërkimore mbi punonjësit, programi Aon për Punëdhënësin më të Mirë krahason organizatat për të identifikuar ata që mundohen të krijojnë një avantazh konkurrues nëpërmjet njerëzve të tyre dhe bëhen zgjedhjet e punëdhënësve. Për të arritur njohjen globale nëpërmjet programit Aon të Punëdhënësit më të mirë, Teleperformancenë në Shqipëri u vlerësua në katër aspekte:

1. Indeksi i Angazhimit: Punonjësit e Teleperformance në Shqipëri flasin pozitivisht për punëdhënësin e tyre, kanë qëllim të qëndrojnë për një kohë të gjatë në kompani dhe jane te motivuar te bejne punen e tyre sa me mire.
2. Indeksi i Lidershipit: Udhëheqësit e Teleperformance Shqipëri përkufizojnë qartë vizionin për të ardhmen, njohin rëndësinë e kritikës së punonjësve dhe i drejtojnë ata drejt suksesit.
3. Indeksi i Kulturës së Performancës: Punonjësit e Teleperformance në Shqipëri janë në një linjë me synimet e shoqërisë dhe shpërblehen për kontributet e tyre.
4. Indeksi i Markës së Punëdhënësit: : Punonjësit  janë krenarë për kompaninë për të cilën punojnë dhe dinë se çfarë e bën atë një vend të veçantë për të punuar.

Teleperformance në Shqipëri ofron programe unike për punonjësit të cilat përdoren duke ju bashkëngjitur programeve të Teleperformance Group, ku përfshihen: Universiteti Teleperformance, një kurs kolegji i përshtatur që bazohet mbi kulturën ndërsa shkëmben praktikat më të mira në mbarë botën për marrëdhëniet me klientët dhe menaxhimin e përvojës dhe Teleperformance e-Institute, një skuadër trajnimi që stimulon zhvillimin personal nëpërmjet një zgjidhje e-learning të fokusuar mbi nevojat e lidershipit. 

“Programi Aon për Punëdhënësin më të mirë njeh arritjet e jashtëzakonshme të organizatave që tregojnë përsosmëri në vendin e punës dhe japin vazhdimisht rezultate të forta biznesi dhe të qëndrueshme,” eshte shprehur Don MacPherson, partner, lider i Programit Punëdhënësi më i mirë, Aon. “Këto organizata të jashtëzakonshme janë mbi të tjerat sepse ato mundësojnë rezultate nëpërmjet angazhimit të madh të punonjësve, markës mbreslënëse të punëdhënësit, lidershipit efektiv dhe  kulturës së gjerë të performancës. Përgëzojmë Teleperformance në Shqipëri për marrjen e këtij titulli të veçantë”.
Daniel Julien, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Teleperformance Group pohon: “I jam shumë mirënjohës skuadrës së Teleperformance në Shqipëri për angazhimin e tyre dhe zbatimin me entuziazëm të vlerave të Teleperformance. Aktiviteti ynë në Shqipëri është i rangut botëror dhe do të vazhdojë të rritet”.

RRETH GRUPIT TELEPERFORMANCE 
Teleperformance (RCF – ISIN: FR0000051807 – Reuters: ROCH.PA – Bloomberg: RCF FP), lider botëror në menaxhimin e shumanshëm të shërbimit ndaj klientit i shërben kompanive dhe administratave në të gjithë botën, nëpërmjet kujdesit ndaj klientit, mbështetjes teknike, (Shërbime Bazë), shërbimeve online, shërbimeve të menaxhimit të aplikimeve për viza si dhe analizimit t të dhënavedhe programeve të mbledhjes së borxheve (Shërbime të Specializuara). Në vitin 2016, Teleperformance ka raportuar të ardhura të konsoliduara prej €3,649 milionë (US$4,050 milionë, sipas kursit të këmbimit €1 = $1.11).
Grupi operon me 163,000 vende pune të kompjuterizuara, me 217,000 punonjës në 340 qendra kontakti në 74 shtete dhe i shërben 160 tregjeve. Ajo menaxhon programe në 265 gjuhë dhe dialekte për llogari të shoqërive të mëdha ndërkombëtare që veprojnë në një varietet të gjerë industrish.
Aksionet e Teleperformance tregtohen në tregun Euronext Paris, Seksioni A, dhe pranohen për shërbimin e pagesave të shtyra. Ato janë përfshirë në indekset e mëposhtme: CAC Large 60, CAC Next 20, CAC Support Services, STOXX 600 dhe SBF 120. Ato janë përfshirë edhe në indeksin Euronext Vigeo Eurozone 120 që prej Dhjetorit 2015, për sa i përket performancës së Grupit për përgjegjësinë e korporatës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Rrjeta e çarë e Amnistisë