Reportazhi për ekspozitën në Gjermani/ Edi Rama: Përdor zyrën si atelie, kjo më mban në ekuilibër

Televizioni gjerman “NDR” i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së kryeministrit Edi Rama hapur disa ditë më parë në qytetin Rostok.  “Politika është si një luftë e pafund, ndërsa arti si një lutje e pafund. Janë dy botë të ndryshme” kështu e përkufizon ekspozitën televizioni gjerman. Ekspozita e Ramës në Gjermani u përball edhe me probleme gjatë transportit, ku 5 skulptura qeramike të Kryeministrit Rama pësuan krisje. (Lexo këtu)

Reportazhi

Kur vjen një kryeministër i huaj në Rostok, vijnë edhe shumë të tjerë për të qenë prezent. Ngjarje të tilla nuk ndodhin çdo ditë. Evente të tilla duhen fiksuar, edhe nga djali i tij, i cili ka udhëtuar deri këtu. 
Këtë herë është paksa e pazakontë, ndryshe nga herët e tjera, mbasi Edi Rama nuk ka ardhur këtu si politikan. Ai është artist që do të hapë sot ekspozitën e tij. Janë punime në qeramikë dhe vizatime, si të ardhura nga një ëndërr.

Art ai bën vazhdimisht, bile më tepër se kaq. Ka kënduar rep, ka qënë basketbollist profesionist. Tani është politikan dhe artist.

‘Unë jam kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat’.-thotë Rama.

I vetëdijshëm, pa dyshim. Dhe vërtet, kështu është kur sheh vizatimet e tij: me kolorit, psiko-idilike. Ato janë krijuar në zyrën e punës së kryeministrit. 

Kjo është tavolina e punës dhe ja këtu janë ngjyrat, nën to është axhenda e ditës së sotme. Duke përdorur zyrën si atelie, kjo më mban në ekuilibër. Politika është si një luftë e pafund, ndërsa arti si një lutje e pafund. Janë dy botë të ndryshme.

Edi Rama, kryeministër

Dy botë që ai i personifikon dhe vetëkuptohet që i bashkon tërësisht. E përdor politikën kaq radikalisht sa asnjë tjetër, për ta bërë atë çdo ditë të bukur, si me Tiranën para rreth 20 vjetësh kur ishte kryetar bashkie. Në një kohë kur mungonte gjithçka, ai i leu fasadat me ngjyra të ndryshme.

Buxheti që kishim ishte 0,0. Por ky aksion vërtet i thjeshtë, i zgjoi njerëzit, ndërsa qytetin e ndryshoi përgjithmonë. Dhe kjo ishte e suksesshme. Papritur njerëzit filluan të paguajnë taksat dhe rrugët u bënë më të sigurta. E bukura ka forcë të ndryshojë gjërat. Këtë nuk mund ta bëjnë dot brutaliteti dhe shtypja.

Edi Rama, kryeministër

 

Lidhje direkte politike nuk mund të gjesh në artin e tij. Vetëm letra mbi të cilën vizaton është e rëndësishme. Ai vizaton mbi gjithçka që gjendet mbi tavolinën e tij të shkrimit: dokumenta, protokolle, axhenda ditore. Vizatime, që këtu në Rostok janë vendosur mbi një tapet të madh, duke krijuar veprën e plotë.

Galeristi im më erdhi me disa dhjetëra vizatime dhe ja këtu, kam rizbuluar këtë letër drejtuar kancelares Merkel.

Edi Rama, kryeministër

Kaq i lirshëm siç bashkon politikën dhe artin, po kaq i lirshëm edhe kur del në publik, autentik dhe i afërt. Asgjë nuk duket të jetë planifikuar vërtet në jetë. Ajo thjesht vijon dhe përshtatet.

Unë nuk kam vendosur me ndërgjegje për të hyrë në politikë. Thjesht ka ndodhur. Kjo është gjithmonë e veçantë dhe unë vizatoj, pa u menduar shumë. Këtë nuk e quaj art, nuk kisha planifikuar kurrë se do të ekspozoja ndonjëherë. Është një ushtrim kontemplativ për dorën dhe syrin, si e bëj punën time.

Edi Rama, kryeministër

Edhe kur mund të duket se arti i tij është i rastësishëm, në politikë ai ka objektiva krejt të qarta: Shqipëria më në fund duhet të bëhet anëtare e BE. Që arti mund të ndihmojë për këtë, ai e di mirë. Arti ndihmon për të krijuar vizione.

‘Fatkeqësisht pikturat dhe poezia nuk mund të pengojnë kurrë luftën dhe dhunën. Arti është si një botë më vehte brenda të përditshmes sonë. Ai na mundëson të ëndërrojmë dhe t‘i largohemi realitetit tonë, të nisemi në një udhëtim madhështor’.-thotë Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albanerin: 22/12/2018 10:44

    Fisnik.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 21/11/2018 10:49

    Rama qytetat e jo shpellar

    Përgjigju
  • Arbër: 21/11/2018 09:59

    Të lumtë!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë la qelinë në fillim të marsit! Edhe në Apel prokurori hoqi dorë nga ankimimi

‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë la qelinë në fillim të marsit! Edhe në Apel prokurori hoqi dorë nga ankimimi