Televizioni i madh maqedonas
ndërpret lajmet në gjuhën shqipe

Televizioni i madh maqedonas<br />ndërpret lajmet në gjuhën shqipe<br>
Televizioni i madh i Maqedonisë nga sot nuk do të transmetojë edicionin e lajmeve në gjuhën shqipe.

Televizioni “TV Nova” mbrëmjen e sotme kishte edicionin e fundi të lajmeve, ndërsa sipas gazetarit të vetë televizionit mbyllja e tij po vjen nga vështirësitë ekonomike që po kalon.

Lajmi konfirmohet nga gazetari Zekrija Mexhiti, i cili me anë të një statusi në facebook ka dhënë këtë lajm jo të mirë për shikuesit e këtij televizioni. Por nga ana tjetër tregon dhe një  situatë aspak të mirë për mediat gjenaraliste si televizionet, radiot, apo gazetat.

Statusi  i gaztarit në rrjetin social Facebook:

Të dashur miq, ju njoftoj se sonte ishte edicioni i fundit i lajmeve ne gjuhën shqipe në Tv Nova.

Për shkak të problemeve financiare që është duke u përballur muajve të fundit kjo shtëpi mediatike, stafi menaxhues ka vendosur që të ndërpresë transmetimin e lajmeve në gjuhën shqipe.

Gjatë një viti angazhim në këtë television u përballëm me shumë sfida si kriza politike, protesta, dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër kohore e shumë e shumë sfida tjera, të gjitha këto padyshim se për mua shërbyen si një përvoj shumë e mirë, e sot isha pikërisht unë ai që prezantova edicionin e fundit të lajmeve. E falenderoj stafin menaxhues që morrën guximin të ishin televisioni i parë në gjuhën maqedonase të transmetojnë program në gjuhën shqipe. Gjithashtu u jam shumë mirënjohës kryeredakores, redaktorëve, stafit teknik dhe gjithë të punësuarve tjerë që besuan tek unë dhe kishin durim të bashkëpunojnë me ne si redaksi ne gjuhën shqipe.

Ju faleminderit edhe juve miq të dashur që na ndoqet dhe ishit me ne gjatë kësaj periudhe
 

maqedoni

Redaksia online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen