POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tenori Saimir Pirgu pjesë e operës “Një ballo me maska” në Itali/ Ngjitet në skenë në 12 janar në Teatrin Regio di Parma

Tenori Saimir Pirgu

“Një ballo me maska” e Xhuzepe Verdit do të inaugurojë sezonin lirik 2019-të në Teatrin Regio di Parma në Itali në 12 janar, në orën 20.00, me rastin e 100-vjetorit verdian të vitit 1913-të.

Një nga protagonistët e mbrëmjes do të jetë edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu. Opera “Një ballo me maska” i është dedikuar muzikantit milanez Marcello Conati i ndarë nga jeta gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas. 

I frymëzuar nga figura e mbretit të Zvicrës, Gustavi i III-të, viktimë e një komploti të planifikuar gjatë një balloje me maska, opera fillimisht ishte menduar për t’u vënë në skenë në teatrin San Carlo të Napolit.

Pas shumë sprovave, libreti i Antonio Somma-s, u përshtat me diktatet e censurës, duke e spostuar shfaqjen nga Evropa në Amerikë dhe duke e bërë sovranin protagonist një guvernator të një kolonie angleze.

Me këto dhe ndryshime të tjera opera debutoi në shkurt të vitit 1859 në Teatrin Apollo të Romës, duke shënjuar një sukses brilant në karrierën e Verdit.

Propozimi i teatrit të Regio-s për të rikuperuar këtë zhvendosje historike të veprës ka gjetur dashurinë e artistëve italianë, por jo vetëm për të sjellë përmes teknologjisë dhe punës teatrale një copëz të së shkuarës.

Skenografia e realizuar synon t’i sjellë publikut një rrëfim të asaj që teatri ka qenë, bazuar në traditën më të pastër të teatrit italian, duke përshtatur, mobiliet, objektet, kostumet dritat dhe lëvizjet skenike.

Ndërsa, përsa i përket këndvështrimit dramaturgjik artistët mes të cilëve është edhe Pirgu, do ta vendosin publikun përballë një historie mes dashurisë dhe vdekjes.

f.g.
Komento