Tensionet Kosovë-Serbi, Erdogan telefonon Thaçin e Vuçiç, ja çfarë iu kërkon

Tensionet Kosovë-Serbi, Erdogan telefonon Thaçin e Vuçiç, ja çfarë iu kërkon

Hashim Thaçi, Erdogan, Vuçiç

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale turke, gjatë bisedave telefonike është folur rreth tensioneve pas arrestimit të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç të hënën.

Erdoğan ka theksuar rëndësinë që të kushtohet kujdes maskimal që rasti në fjalë të mos e dëmtojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti turk ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie tejet të madhe për paqen e rajonit, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo kontribut në këtë drejtim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat