VD/Tentoi të grabisë bankën në Lushnje, autori: S’më del rroga se kam dy fëmijë, por jam penduar

LUSHNJE-Olcion Muça 25-vjeç, ushtari i cili para dy ditësh tentoi që të grabiste një bankë të nivelit të dytë në qendër të qytetit është lënë nga gjykata në burg pa afat. Para trupit gjykues ai ka shfaqur pengesë për veprimin që bëri, por u shpreh se mungesa e parave e shtynë drejt tentativës së grabitjes.

Në gjendje të rënduar psikologjike, Muça tha se lekët që merrte nuk i dilnin për të mbajtur familjen, ndërsa i kishin refuzuar kërkesën për banesë sociale.  Ndërkohë që pak ditë më parë ai theksoi se gjykata i kishte refuzuar kërkesën për overdraft.

Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë

Olcion Muça

Olcion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.


Olcion Muça sot para gjykatës së Lushnjes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/05/2018 17:42

    Tani fëmijët një herë në muaj do i shikosh plako, mos u mërzit fare

    Përgjigju
  • ku te vete mendja: 25/05/2018 16:23

    Pra ti je ushtar i shtetit tone. Ti ke detyren te me mbrosh mua, tjeterin, popullin. Nderkohe ti sulmon vete. Ti jep shembullin qe kush nuk ka te vjedhi!!!!!!! Me vjen keq qe je kaq i pamend, se tani nga burgu nuk ushqen dot njeri, vec vetes tende. Edhe ate me taksat e popullit tend. Parazit

    Përgjigju
  • Populi: 25/05/2018 14:09

    Nuk te dilte rroga ty qe ke qene ushtar profesionist po atij fukarajt qe caplohet neper qershite e grekut i del?Delenxhi ushtar.

    Përgjigju
  • Geri: 25/05/2018 13:32

    Nuk te del rroga dhe do i merrje jeten te tjeteve duke qelluar tete here? Mbaji femijet nga burgu tani o delenxhi ushtar. Nuk je penduar fare keshtu qe gjykata te te jape maksimumin, duke perfshire dhe akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative. Per gruan mos ki mera se ke shoke ushtare plot qe do kujdesen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te “Tulla”! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te “Tulla”! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!