Tentoi të kalonte kufirin, kapet në Kakavijë i dënuari për vrasje

Tentoi të kalonte kufirin, kapet në Kakavijë i dënuari për vrasje

Foto ilustruse

Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, policia kufitare e Kakavijës ka kapur dhe ndaluar një person të dënuar me 10 vjet burg për "Vrasje me dashje".

47 vjeçari i identifikuar Ëngjëllush Agallija, banues në Fier ka tentuar të kalojë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin.

I arrestuari ishte shpallur person në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë pas dënimit me me 10 vjet burg për veprat penale "Vrasje me dashje", dhe "Rrethana rënduese".

Njoftimi i policisë:

Patrulla e Policisë Kufitare të Kakavijes gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër kap dhe ndalon një person të dënuar me 10 vjet burg për "Vrasje me dashje".

Nga punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër është konstatuar një shtetas në tentativë për kalim kufiri në mënyrë të jashtëligjshme, duke iu shmangur kontrollit policor. Nga ana e patrullës së Policisë Kufitare në kufirin e gjelbër u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Ëngjëllush Agallija, 47 vjeç, banues në Fier. Gjatë kryerjes së verifikimeve përkatëse rezultoi se ky shtetas ishte person në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me numër vendimi 60, datë 30.09.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale "Vrasja me dashje", dhe "Rrethanat rënduese", parashikuar nga nenet 76 a) dhe 50 c) të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës