Tentuan të çonin 80 kg kanabis drejt Malit të Zi, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 personat që tentuan të kalonin 80 kg drogë në Mal të Zi dy ditë më parë.

Të arrestuarit janë:  Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nilaj. Të gjashtë këta persona u kapën në Tamarë të Malësisë së Madhe, në afërsi të një pike kufitare.

Gjatë seancës gjyqësore, të akuzuarit nuk i kanë pranuar pretendimet e Prokurorisë dhe kërkuan masa lehtësuese por kërkesa të tilla nuk u morën parasysh nga gjykata.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës