Tentuan të vrasin një person në 2014, dënohen 8 vite burg dy nipërit e ish-deputetit Ndoka

Tentuan të vrasin një person në 2014, dënohen 8 vite burg dy nipërit e ish-deputetit Ndoka

Gjykata e Apelit ne Shkoder

SHKODER-Pas 29 seancash gjyqësore Gjykata e Apelit ka dënuar Vilson dhe Damjan Ndokën, me tetë vite heqje liri. Vendimi nga gjykata është dhënë ditën e sotme. Damjan Ndoka dhe Vilson Ndoka janë dy nipat e ish-deputetit Arben Ndoka.

Dy kushërinjtë Ndoka akuzohen për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi kanë tentuar të vrasin Fatmir Nikollin në 16 shtator 2014 në Lezhë. Fatmir Nikolli asokohe ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës.

Ndërsa në datë 16 shtator dy grupet e të rinjve u përplasën me armë zjarri pranë komisariatit. Nga ngjarja u plagos Fatmir Nikolli dhe Lindita Gjoka, e cila po kalonte rastësisht në rrugë. Në vendin e ngjarjes asokohe u sekuestruan 12 gëzhoja, ndërsa dy nipërit e ish-deputetit janë persona të njohur për drejtësinë, pasi janë me precedent penal.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 20/09/2018 00:14

    Ouuu po samueli prap ja hodhi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite