Tepelenë, u kapën me kanabis 4 ditë më parë, gjykata le në arrest shtëpie dy të rinjtë

Tepelenë, u kapën me kanabis 4 ditë më parë, gjykata le në arrest shtëpie dy të rinjtë

Foto ilustruese

Tepelenë- Dy nga tre transportuesit e kanabisit, të cilët u arrestuan nga policia katër ditë më parë, janë lënë në arrest shtëpie. Masa e dhënë nga shkalla e parë e Gjirokastrës ndaj tre të rinjve nga Vlora, ka habitur edhe vetë personat e arrestuar nga Policia e Tepelenës me këtë rast 

Masa e arrestit është dhënë nga gjykatësi, Pëllumb Vehbiu, i cili ka lënë në arrest shtëpie Aulon Milon dhe Aleksandro Vasilin, të dy nga Vlora, ndërkohë që ka dhënë masën burg pa afat për personin e tretë të përfshirë në këtë ngjarje, Klerdi Graci.

Ndonëse prokurori i çështjes, Emror Kasaj pati kërkuar për të tre masën e arrestit burg pa afat, kjo nuk e ka penguar kryesuesin e seancës gjyqësore Pëllemb Vehbiu, që të lërë në shtëpi Milon dhe Vasilin.

Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale parashikon raste të vecanta kur personi merr masën arrest në shtëpi dhe këto raste janë për gratë shtatzëna, apo dhe persona të moshuar me sëmundje të rëndë fizike.

Por as Milo dhe as Vasili të dy të rinjtë nga Vlora, nuk hyjnë në këtë kategori, çka të lë hije dyshimi vendimi i dhënë nga Vehbiu, i cili për çudi, organizoi gjyqin për dhënien e masës së arrestit, 30 minuta, pasi i kishte ardhur dosja nga prokuroria për dhënien e kësaj mase. Ndërkohë që afati maksimal është deri në tre ditë nga dorëzimi i dosjes.

Katër ditë më parë Policia e Tepelenës zbuloi 32 kg kanabis në bordin e një automjeti në aksin Tepelenë-Bëncë nga ku dhe arrestoi tre të rinjtë nga Vlora.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale